Flet deputetja e VV-së, tregon se a do rrëzohet Qeveria Haradinaj me mocion mosbesimi

Politika

Flet deputetja e VV-së, tregon se a do rrëzohet Qeveria Haradinaj me mocion mosbesimi

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 14 mars 2018 Në ora: 21:09
Qeveria e Kosovës

Janë shtuar zërat se shumë shpejt Qeveria Haradinaj mund të testohet me një mocion mosbesimi. Janë pikërisht deputetët e opozitës që kanë filluar përgatitjet për një gjë të tillë.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku në një prononcim për “Bota sot” thotë se qeveria aktuale nuk po mundet të kalojë asnjë iniciativë pa votat e opozitës.

Sipas saj, në këto kushte, detyrë parësore e opozitës është të kërkojë dorëheqjen e qeverisë së udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

Image
Drita Millaku

“Qeveria nuk po mundet të kalojë asnjë iniciativë pa votat e opozitës. Në këto kushte detyrë parësore dhe e natyrshme e opozitës është të kërkojë dorëheqjen e qeverisë”, shprehet Millaku.

E pyetur se a do të shkojnë me një mocion mosbesimi për qeverinë. Millaku tha se për hapat e mëtutjeshëm se si do të veprohet do të shihen në vazhdim.

“Hapat si veprohet më tej do të shihen. Por, së pari duhet ta themi qartë, Qeveria Haradinaj nuk po ka kontroll efektiv të shumicës së votave në seancë”, ka përfunduar deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat