Analisti politik kritikon ministrin e drejtësisë

Politika

Analisti politik kritikon ministrin e drejtësisë

SUZANA RUGOVA Nga SUZANA RUGOVA Më 14 mars 2018 Në ora: 21:49
ilustrim

Sistemi gjyqësor është një ndër institucionet në të cilin qytetarët e Republikës së Kosovës e kanë humbur besimin. Kjo pasiqë në raste të ndryshme ka ndodhur që të mos merren vendime në të mirë të palës së dëmtuar.

Megjithëse pengesë për liberalizimin e vizave po konsiderohet të jetë demarkacioni dhe luftimi i korrupsionit sipas analistit Blerim Burjani edhe sistemi gjyqësor po del të jetë pengesë në këtë pikë.

Analisti Burjani në një prononcim për gazetën ‘’Bota sot’’, kritikon sistemin gjyqësor i cili sipas tij nuk është i pavarur dhe si i tillë është një ndër faktorët që po e pengon procesin e liberalizimit të vizave.

Image
Blerim Burjani

‘’Gjyqësori është i pa aftë sepse nuk është i pavarur nuk është neutral ndaj politikës dhe nuk korrespondon me mbrojtjen e rendit dhe ligjit për të gjithë qytetarët qe duhet të jenë të barabartë para ligjit. Kosova nuk mund të liberalizoj vizat me këtë sistem gjyqësor kjo është punë e kryer nëse nuk ka këndellje të plotë të qeverisjes në shtet atëherë jemi para një dileme të madhe për të ardhmen’’, ka thënë Burjani.

Sipas tij, përderisa ka njerëz të klasës politike që janë të korruptuar nuk mund të presim ndonjë rezultat pozitiv edhe në sistemin e drejtësisë.

Burjani ka kritikuar ministrin e drejtësisë, Abelard Tahirin duke e cilësuar si të pa aftë për ta rishikuar gjyqësorin teksa sipas tij nuk është kompetent për ta bërë këtë ligj.

‘’Këta si klasë politike nuk kanë interes për një këndellje të tillë dhe janë në trendin e pasurimit dhe të zhvatjes së buxhetit pra me këtë ide s’mund të ndërtohet rendi dhe ligji nga njerëz të korruptuar dhe që kontrollojnë sistemin e drejtësisë. Edhe më qesharake është kur të del ministri i drejtësisë e flet për rishikim të gjyqësorit dhe nuk është kompetent për ta bërë këtë me ligj. Sistemi i drejtësisë është i pavarur pra nuk mund të rishikojë politika drejtësinë, absurde të tilla dëgjon prej njerëzve që janë përgjegjës për këtë drejtësi të sotme’’, përfundon Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat