Eksperti i së drejtës ndërkombëtare tregon për sa kohë shtyhet liberalizimi nëse nuk kalon Demarkacioni

Politika

Eksperti i së drejtës ndërkombëtare tregon për sa kohë shtyhet liberalizimi nëse nuk kalon Demarkacioni

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 16 mars 2018 Në ora: 13:55
Foto ilustrim

Kuvendi i Kosovës të martën do të mbajë seancë për votimin ose jo të demarkacionit më Malin e Zi.

Ende asgjë zyrtare nuk ka nëse janë votat për kalimin e demarkacionit ose jo, pasi që Qeveria e Kosovës ende nuk e ka të çartë se sa vota janë kundër e sa pro demarkacionit me shtetin fqinjë, Malin e Zi.

Nga demarkacioni që pritet të votohet të martën në Kuvend varet liberalizmi i vizave për Kosovën çështje kjo që është direkt e lidhur më kalimin ose jo të demarkacionit.

Bashkimi Evropian deri më tani ka sjell porosi të çarta për Kosovën se pa përfundimin e demarkacionit dhe luftimin e pa kusht të korrupsionit Kosova nuk mund të ketë liberalizim të vizave.

Image
Afrim Hoti

Afrim Hoti profesor i shkencave politike dhe ekspert i së drejtës ndërkombëtar, ka thënë për “Bota sot” se në bazë të agjendës se BE-së dhe komisionit evropian nëse demarkacioni nuk kalon çështja e liberalizmit të vizave do të shtyhet edhe dy e më shumë vite.

“Nëse kalon demarkacioni të martën në seancën që Kuvendi do të mbajë, fund viti do të jetë festë edhe për qytetaret e Kosovës për faktin se do të kemi mundësi shumë reale që më marr vlerësimin pozitiv nga BE ose rekomandimin pozitiv nga Komisioni Evropian që pastaj të procedohet ma tutje në Parlament dhe Këshill Evropian. Duhet ta kemi parasysh agjendën e BE-së, kam përshtypjen dhe jam i bindur se kjo do të kaloj dhe Kosova më nuk do të ketë regjim të vizave” ka thënë Hoti.

Sipas tij, edhe një argument tjetër që është po ashtu shumë i rëndësishëm, është fakti se Bashkimi Evropian është në proces zgjedhor dhe Mogherini si duket do të jetë jetike e interesuar që edhe liberalizmin e vizave të Kosovës ta njeh si një të arritur të saj në kuptimin më pozitiv.

 “Nëse vazhdohet më këtë neglizhencë çfarë kemi parë deri më tani ne humbin shancin që të marrim liberalizimin e vizave ketë fund vit por kjo nuk është e vetmja e keqe për Kosovën sepse siç thash viti i ardhshëm vit zgjedhor për BE-në për arsye se shumë vendime ose mbahen të suspenduara ose nuk merren fare parasysh deri sa të mbahen zgjedhjet pastaj deri të konsolidohen institucionet e reja të dala nga zgjedhjet dhe kam frikë se fundi i vitit 2020 ose edhe 2021 mund të na zë pa viza”, ka thënë për “Bota sot” Afrim Hoti, profesor i shkencave politike dhe ekspert i së drejtës ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat