Deputeti i LDK-së: Ministri Ismaili ka fyer profesionistët shëndetësorë

Politika

Deputeti i LDK-së: Ministri Ismaili ka fyer profesionistët shëndetësorë

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 16 mars 2018 Në ora: 16:31
Imet Rrahman

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës pati shumë diskutime e replika në mes mazhorancës dhe opozitës.

Kuvendi i Kosovës diskutoi edhe për gjendjen aktuale të Shëndetësisë në Kosovë, ku ministri Uran Ismaili e kundërshtoi krijimin e Koncept-Dokumenteve, ide nga deputetët opozitarë për reforma në shëndetësi.

Sipas Ismailit ato nuk janë reforma për të cilat ka nevojë shëndetësia, pasi që me to është e mbushur ministria.

Ish ministri i Shëndetësisë aktualisht deputet në Parlamentin e Kosovës nga radhët e LDK-së, Imet Rrahmani, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se Ismaili ka fyer profesionistët shëndetësorë.

“Është brengosëse që Ministri aktual ka qasje të tillë për proceset reformuese që kanë mbetur në faza të avancuara nga qeveria e kaluar dhe të cilat kanë pësuar kthim prapa. Relativizmi i rëndësisë së dokumenteve strategjike të zhvillimit të sektorit, bashkë me minimizimin e rëndësisë së zhvillimi të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore në proceset reformuese, tregon se edhe pas gjashtë muajve nuk është kuptuar roli politikbërës dhe përgjegjësia.

Në kohën tonë është hartuar Strategjia Sektoriale e Shëndetësisë 2017-2021 me planin konkret të veprimit dhe me indikatorë lehtësisht të matshëm, që do të tregonin për progresin apo ngecjen.

Ministri kur nuk po ka përgjigjje për problemet ,po deklaron se po bëjmë dokumente, e kur nuk po i zbaton obligimet nga dokumentet e miratuara po thotë nuk më duhen dokumentet”, ka thënë Rrahmani

Tutje Rrahmani shtoi se në kohën e LDK-së janë mbështetur mjekët dhe infermierët me pagesa shtesë.

“Pra, një marketing i mirë dhe përvetësimi i rezultateve nga shumë procese që ne i kemi zhvilluara, si të arritura janë të tërat të arritura reale"

Gjithashtu deklarimi se shërbimi i kardiologjisë invazive nuk ka ekzistuar më parë, është fyerje për profesionistët shëndetësor që me vite janë angazhuar në Klinikën e Kardiologjisë. Ne kemi funksionalizuar Kardiologjinë dhe kemi mbështetur mjekët dhe infermierët me pagesa shtesë, edhe ata të kardiologjisë vetëm e vetëm që të shtojmë kapacitetin dhe të krijojmë qëndrueshmëri. Tash është e lehte të shkohet tutje, kur është krijuar themeli.

Pra, Sigurimet Shëndetësore, Sistemi i Informimit Shëndetësor dhe funksionalizimi i Odave të Profesionistëve janë shtylla që reformojnë sistemin”, ka përfunduar Rrahmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat