“Po të ishte Ramushi mik i Rugovës, ai nuk do e sulmonte familjen Presidentit Rugova me hajna e matrapaz si...”

Politika

“Po të ishte Ramushi mik i Rugovës, ai nuk do e sulmonte familjen Presidentit Rugova me hajna e matrapaz si...”

Nga: Drilon Rrahmani Më: 16 mars 2018 Në ora: 19:43
Ramush Haradinaj

Kryeministri aktual i Kosovës, Ramush Haradinaj, nëpër disa emisione televizive, ka thënë se raportet e tij me ish presidentin historik, Ibrahim Rugova, ishin të mira.

Mirëpo të kundërtën e thotë publicisti Bardh Nëngurra, i cili në një prononcim për “Bota sot”, thotë se po të ishte Haradinaj mik me Rugovën, nuk do ta sulmonte familjen e presidentit historik.

Image
Bardh Nëngurra

“Po të ishte Ramushi mik i Rugovës, ai nuk do e sulmonte familjen Presidentit Rugova me hajna e matrapaz si Astrit Haraqia, Dardan Gashi etj. Po të ishte aq mik i Rugovës nuk do shpurdhte deri në Kralevë me gjet serb me i dërguar me paketa vota kandidatit të AAK-së për Istog, vetëm e vetëm për ta shkatërruar LDK-në në Vendlindjen e Ibrahim Rugovës. Unë kam bindje se Ramushi asnjëherë s’ka qen mik i Rugovës. Nuk dua të flas për akuzat që i bëhen Ramushit dhe njerëzve të tij për vrasjet e aktivistëve të LDK-së nga regjioni i Dukagjinit. Nuk flas sepse për to është flit e po flitet dhe unë derisa nuk vërtetohen nuk akuzojë askënd. Tjetër asht a kam dyshime , e mbaj për veti”,-thotë Nëngurra.

Ai shton se Rugovën dhe familjen e tij, e njeh shumë mirë, kurse për Haradinajn thotë se nuk e njeh shumë mirë, mirëpo një gjë është e sigurt sipas Gurrës, se Haradinaj asnjëherë nuk e ka vlerësuar dhe çmuar Ibrahim Rugovën dhe LDK-në.

“Unë Ibrahim Rugovën e njoh prej se unë kam lind, jam rritë me djemtë e Rugovianëve në të njëjtin oborr bashkë edhe me Ibrahimin. Unë ata i kam dajë të babës. Atë familje e njoh mirë, ndoshta më mirë se shumë meshkuj të asaj familje që e njohin. Ramushin se njoh fare. Një gjë e di dhe jam shumë i sigurt se Ramushi asnjëherë nuk e ka vlerësuar as çmuar LDK-në e as Ibrahim Rugovën”,-përfundoi Gurra për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat