“Kuvendi i Kosovës është shndërruar në një cirk”

Politika

“Kuvendi i Kosovës është shndërruar në një cirk”

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 17 mars 2018 Në ora: 16:48
Përleshje në Kuvend

Të premten në Kuvendin e Kosovës është mbajtur interpelanca për vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit, por gjatë fjalimit të ministren Dhurata Hoxha është tensionuar situata. Pasi që ajo deklaroi se kryetari i VV-së, Albin Kurti i duhet një kauzë për të dorë nga skandalet që i dolën nga VV-ja.

“Albin Kurtit po i duhet një kauzë personale, për të hequr dorë nga skandalet që i dolën nga partia e tij”, tha Ministrja e Integrimeve.

Image
Faik Krasniqi

Njohësi i çështjeve politike, Faik Krasniqi ka thënë për “Bota sot” se të zgjedhurit e popullit e kanë rritur dozën më të madhe të talljeve dhe lojën me ndjenjat e qytetarëve.

“Kuvendi i Kosovës është shndërruar në një cirk. Ky Kuvend është turpi i kësaj shoqërie.  Dorën në zemër Ministrja Hoxha ishte ajo që e nxiti debatin me akuza të rënda, sepse kur je në një post kaq të rëndësishëm shtetëror duhet pasur kujdes për fjalët që thua”, ka thënë Krasniqi.

Për më tepër,  ai ka thënë se një shtet që një ''vrasje'' apo ''vetëvrasje'' nuk është një gjendje ta ndriçoj, atëherë nuk mund t'i themi shtet.

“Në Sllovaki vrasja e një gazetari çoi në dorëheqjen e kryeministrit Robert Fiko. Kurse tek ne as Qeveria e mëhershme dhe as Qeveria e tanishme, nuk reflektuan fare pas vdekjes së tij, dhe mos zbardhja e kësaj vdekje lë hapësirë edhe për teori konspiracioni dhe akuza e kundër akuza të partive politike, kryekëput për interesa personale dhe partiake”, ka shtuar ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, Krasniqi ka thënë së familjarët e bashkpartiakët e Astriti duhet të dinë të vërteten dhe se ky rast duhet të duhet të zbardhet.

“Familjarët, partia ku i ndjeri Astrit Dehari ka qenë aktivist, dhe qytetarët e këtij vendi kanë të drejtë ta dinë të vërtetën e vdekjes së tij. Nëse Lëvizja Vetëvendosje dhe lideri i saj Albin Kurti kanë gisht në ''vetëvrasjen'' e Astrit Deharit, gjithmonë sipas akuzave të PDK-së, atëherë t'i nxjerrin faktet. Ky rast duhet të zbardhet dhe të marrë fund njëherë e përgjithmonë, në mënyrë që politika mos ta shfrytëzojë për interesat personale vdekjen e tij, dhe shpirti i tij të prehet në paqe!”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat