“Nuk e votojmë Demarkacionin”

Politika

“Nuk e votojmë Demarkacionin”

Më: 19 mars 2018 Në ora: 20:23
Drita Millaku

Në Kuvendin e Kosovës sërish do të ngritët si pikë e rendit të  ditës, shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Përderisa koalicioni nga pozita dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë deklaruar ‘’pro’’ kësaj marrëveshje, të njëjtën gjë nuk mund ta themi edhe për Lëvizjen Vetëvendosje.

Deputetja  Drita Millaku, thotë se Vetëvendosje nuk do ta votojë këtë marrëveshje.

‘’Qëndrimi jonë është i prerë, nuk e votojmë’’, tha shkurt Millaku për gazetën ‘’Bota sot’’.

Kujtomë se nesër do të mbahet seanca duke filluar nga ora 16.00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat