Dështimi i Demarkacionit, rrëzon Ramush Haradinajn!

Politika

Dështimi i Demarkacionit, rrëzon Ramush Haradinajn!

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 19 mars 2018 Në ora: 20:28
Seanca ku pritet të votohet për Demarakcionin me Malin e Zi, do të mbahet nesër në ora 16.

“Deri më sot debat i madh për këtë problem e ka dobësuar aktivitetin e qeverisë. Tani kemi ardhur në limitet e fundit. Ligji duhet votuar patjetër. Nëse nuk votohet tani, Kosova do të mbetet e izoluar. Një Kosovë të izoluar nuk mund ta drejtojë me sukses asnjë qeveri. Prandaj mendoj dhe besoj se mosmiratimi i marrëveshjes në parlament do të sjellë rënien e qeverisë Haradinaj”, thotë Bytyçi.

Seanca e radhës e Kuvendit pritet të vendos për fatin e demarkacionit. Kjo seancë me gjasë mund të vendos edhe për fatin e kësaj qeverie. Seanca ku pritet të votohet për Demarakcionin me Malin e Zi, do të mbahet nesër në ora 16.

Zyrtarë nga qeveria thonë se tashmë i kanë siguruar votat, megjithatë gjithçka mbetet të shihet të martën në seancën e radhës të Kuvendit të Kosovës.

Nëse demarkacioni nuk kalon edhe nesër, atëhre është kërkuar që kjo qeveri të bie, duke dështuar edhe kësj radhe edhe në këtë çështje.

Image
Bajram Gecaj

LDK-ja do të votojë pro Demarkacionit

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj në një përgjigje për “Bota sot” tha se ndonëse kjo qeveri nuk është dashur të formohet fare, sa më parë të shkoj, më mirë për vendin.

“Qeveria Haradinaj nuk ishte dashtë të formohej fare, ndërsa sa më parë që të shkoi aq më mirë do të jetë për vendin tonë”, thekson Gecaj.

Ai thotë më tutje se demarkacioni do të votohet nga LDK-ja, pasi është e rëndësishme për Kosovën dhe qytetarët e saj. Sipas tij, nëse nuk kalon demarkacioni, qeveria duhet të bie.

“Kalimi i demarkacionit është i rëndësishëm për vendin dhe për qytetarët, prandaj edhe LDK do ta votojë. Kjo përkunder faktit se kjo temë ështeë përdorë për përmbysjen e Qeverisë Mustafa. Nëse demarkacioni nuk kalon kjo qeveri duhet të bie menjëherë”, thotë Gecaj për “Bota sot”.

Image
Prof. Asc. Dr. Enver Bytyçi

Kosova e izoluar

Ndërkaq, Prof. Asc. Dr. Enver Bytyçi në një prononcim për “Bota sot” ka folur seancat e mëparshme të mbajtura për rreth dy vite rreth demarkacionit. Ai thotë se edhe qeveria paraprake ka rënë si shkak i konflikteve politike për këtë çështje.

“Të martën është parashikuar që në Kuvendin e Kosovës të miratohet Marrëveshja për vijën kufitare të Kosovës me Malin e Zi. Ky ligj ka shkuar shumë herë në parlament në dy vitet e fundit, por nuk ka qenë e mundur që të kalojë e të bëhet ligj. Madje dhe qeveria e kaluar e zotit Mustafa ra për shkak të konflikteve politike lidhur me këtë çështje”, thekson ai.

Profesor Bytyçi tha po ashtu se, është krejt e natyrshme që një çështje e tillë sensitive politike dhe publike për Kosovën e qytetarët e saj të ndikojë të qeverisja.

“Deri më sot debat i madh për këtë problem e ka dobësuar aktivitetin e qeverisë. Tani kemi ardhur në limitet e fundit. Ligji duhet votuar patjetër. Nëse nuk votohet tani, Kosova do të mbetet e izoluar. Një Kosovë të izoluar nuk mund ta drejtojë me sukses asnjë qeveri. Prandaj mendoj dhe besoj se mosmiratimi i marrëveshjes në parlament do të sjellë rënien e qeverisë Haradinaj”, thotë ai.

Ai thekson se kjo marrëveshje duhet të kaloj, ndonëse ka faktorë politikë të interesuar për moskalimin e saj.

“Shpresoj që marrëveshja të kalojë të martën e ardhshme. Por shoh se ka faktorë politikë të interesuar për moskalimin e saj, pikërisht për shkak se duan të krijojnë krizën e qeverisë dh eta çojnë vendin në zgjedhje të parakohshme, një metodë kjo e përdorur jo pa sukses në dekadën e fundit në Kosovë”, vlerëson profesori Enver Bytyçi.

Image
Skender Zogaj

Demarkacioni problem për liberalizim

Ndërkaq, njohësi i çështjeve politike, Skender Zogaj, thotë se çështja e demarkacionit po bëhet problem për liberalizimin e vizave.

“Çështja e demarkacionit është bërë “karrabishti” i rrezikshëm për fatin e shoqërisë kosovare, e cila për shkak të demarkacionit nuk po mund të gëzojë liberalizimin e vizave. Zhvillimet e tri viteve të kaluara kanë treguar se, demarkacioni është politizuar nga partitë politike të cilat kanë shfrytëzuar rastin për marrjen e pushtetit, gjë që ka pasur sukses”, thekson Zogaj.

Ai thotë se kjo është më pak e rëndësishme se mbetja peng e vendit për shkak të demarkacionit, që e ka tensionuar dhe polarizuar deri në ekstrem krizën politike, pasi sipas tij demarkacioni po shihet dhe po konsiderohet si rast i volitshëm për rënien e qeverive.

“Kjo është shumë keq, sepse kjo mënyrë e veprimit është brutale dhe antidemokratike! Duke qenë kështu unë nuk mendoj se, demarkacioni duhet të përcaktoj fatin e Qeverisë! Por gjithsesi që Qeveria, Parlamenti me të gjithë deputetët nëse nuk kalon demarkacioni, duhet të kuptojnë se kanë dështuar në realizimin e detyrës së tyre dhe se meritojnë të ndëshkohen nga sovrani”, përfundon analisti Skender Zogaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat