E marta e 80-të deputetëve

Politika

E marta e 80-të deputetëve

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 19 mars 2018 Në ora: 21:29
Kuvendi i Kosovës

Pothuajse qe tri vjet, tema më e përfolur në politikën e Kosovës ka qenë dhe vazhdon të jetë demarkacioni me Malin e Zi. Një proces, që do të duhej të ishte krejt i zakonshëm, proces rutinë u shndërrua në problem të pakalueshëm për vendin. Mallkimi i dështimeve në tryezat e bisedimeve, vazhdon të na ndjek ende, hijet e së shkuarës së mallkuar na prekën aty ku dhemb, në territor. Vazhdimisht trojet shqiptare janë ndarë në tryeza të bisedimeve, aty ku pika jonë e dobët ka vazhduar të na bëj të ndihemi kokulur përpara historisë.

Në koordinim të dështimit nga institucionet tona përballë Malit të Zi, u rreshtuan BE dhe SHBA të cilat nuk u treguan aq bujare me qytetarët e Kosovës. Vendosën kusht demarkacionin për liberalizim të vizave, një kusht i padrejtë. I padrejtë për shkak se Kosova është vendi i vetëm që i është vendosur ky kusht, dhe kjo i diferencon ata nga të tjerët. Të diferencosh të tjerëet në një bashkësi ku synon që të gjithë së bashku të luftojnë diferencimin dhe racizmin, është non sens i llojit të vet.

Gjithsesi përgjegjësia e institucioneve tona nuk mund të mohohet me asgjë, dhe rrjedhimisht gabimet e ndonjë lideri nuk mund të mbulohen dhe as gjurmët të humbin. Gjurmët e gjarprit nuk zhdukën dot, sa do që përbirohet nën gur e dhe. Mendësia ballkanike e paramendimit të gjërave vetëm për të lartësuar veten, pa pasur një projekt afatgjatë, e pa menduar me kokë të ftohtë rezultojë për vendin gabim fatal dhe me pasoja shumë të mëdha.

Tanimë, që të martën gjasat janë të mëdha që të kaloj demarkcioni, pas pazareve (me gjasë tenderë dhe poste ambasador, për vetën dhe familjarët e tyre ) disa deputet që ishin kundër pritet që të votojnë demarkacionin. Njëra që kaloi në krahun e qeverisë nga opozita, dhe një tjetër nga minoriteti goran, pritët të jenë ata që do e plotësojnë numrin e duhur 80 për të kaluar demarkacioni. Edhe një pjesë e mirë e qytetarëve që ishin kundër ratifikimit të saj më propozimin aktual, ku vendi besohet se do të humbë 8200 hektar tokë, tanimë janë të pajtimit që të votohet. Kjo pasi nuk ka kthim prapa, dhe në anën tjetër e kanë ndarë mendjen që të ikin nga ky vend.

Ky vend që nuk ofron asgjë përpos dëshpërimit, vuajtjeve dhe jetës së mjerueshme, nuk  i duhet askujt, për të vazhduar ende të ëndërroj.  Besoj se sado që Kosova ka pasur dështime në të kaluarën, edhe pse janë bërë disa përparime, por kjo qeveri aktuale i ka dhënë fund iluzioneve të njerëzve që këtu ka shpresë.

Andaj, e marta mund të jetë një ditë kur Kosova do hap një kapitull të ri, nisjen e procedurave për liberalizim të vizave, një e drejtë e mohuar pa të drejtë.  Nëse Kosova nuk ratifikon demarkacionin, pritet të shtohet numri i qytetarëve që do mësyjnë Evropën përmes rrugëve ilegale. Andaj, pavarësisht gabimit që bëri Hashimi me nënshkrimin pa e ditur çfarë po bënte, mos i izoloni edhe më shumë qytetarë. Jepjani qytetarëve atë që u takon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat