Gaz lotsjellës në seancën e sotme? Flet deputeti Rexhep Selimi

Politika

Gaz lotsjellës në seancën e sotme? Flet deputeti Rexhep Selimi

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 20 mars 2018 Në ora: 13:18
Kuvendi i Kosovës, foto arkvi

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket votimit të Demarkacionit të Kufirit me Malin e Zi.

Këtë e ka konfirmuar për gazetën “Bota sot”, Rexhep Selimi, deputet i këtij subjekti politik.

Gazeta ka pyetur deputetin Selimi, edhe sa i përket qëndrimit të deputetëve të Deputetëve të dorëhequr, derisa ai është shprehur i sigurt se ata nuk do ta votojnë Demarkacionin.

Image
Rexhep Selimi

“Nuk është se mund të flas në emër tyre sepse ata duhet të flasin vetë ama besoj se edhe ata të gjithë e kanë mendimin e njëjtë dhe se do të votojnë kundër demarkacionit që pritet të votohet sot” ka thane Selimi për “Bota sot”.

Derisa në mandatin e kaluar, deputetët e Vetëvendosjes si mjet kundërshtimi të Demarkacionit kishin Gazin lotsjellës, deputeti Rexhep Selimi, nuk ka treguar se si do ta kundërshtojnë votimin e marrëveshjes gjatë seancës së sotme.

“Nuk mund të them asgjë nëse mund të përdoret ndonjë metodë nga ne sepse asnjë plan të tillë se kemi dhe nuk mund të them se si do ta kundërshtojmë. Edhe thirrjet e ambasadave për votimin pro demarkacionit do të jenë thirrje ama përgjigjja jonë do të jetë “JO demarkacionit”, ka përfunduar Selimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat