Analisti politik, Fatmir Haxholli ka komentuar seancën e thirrur për të votuar Projektligjin e demarkacionit me Malin e Zi.
Haxholli në një prononcim për gazetën “Bota sot” tha se mundësia që demarkacioni të mos kalojë është pothuaj e barabartë me zero.
“Mundësia që demarkacioni të mos kalojë është pothuaj e barabartë me zero, përderisa mundësia që kjo çështje të rezultojë me humbje kohe dhe energjie edhe pas tre vitesh, mbetet akoma aty dhe gjallë. Pavarësisht, besoj që nesër është D-Day”, u shpreh analisti politik, Fatmir Haxholli.
Ndërsa, përkundër zërave që thonë se as sonte nuk do të votohet Demarkacioni, ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtar.
Derisa, debati parlamentar lidhur me Marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi është duke vazhduar ende në Kuvendin e Kosovës edhe pse aty kanë mbetur shumë pak deputetë.