Arifi: Bisedimet humbje kohe, pala serbe nuk tregoi interes

Politika

Arifi: Bisedimet humbje kohe, pala serbe nuk tregoi interes

Nga: Suzana Rugova Më: 22 mars 2018 Në ora: 12:27
Avni Arifi

Ekipi negociator i Kosovës nga e hëna kanë qëndruar në Bruksel, për të zhvilluar takime me palën serbe në kuadër të dialogut për normalizim të marrëdhënieve mes dy shteteve.

Palët kanë diskutuar për Asociacionin e komunave serbe, energjinë, urën në Mitrovicë, pikat e përbashkëta kufitare dhe lirinë e lëvizjes.

Avni Arifi i cili është shef i negociatave me Serbinë, ka thënë se Serbia nuk ka shprehë interes për temat që kanë diskutuar dhe asnjë progress nuk është arritur.

‘’Bisedimet ishin humbje kohe . Në asnjë temë pala serbe nuk tregoj ndonjë interes’’, përfundon Arifi për gazetën ‘’Bota sot’’.

Kujtojmë se para këtij raundi, për herë të fundit dy palët kishin caktuar takim më 16 janar, por që u anulua për shkak të vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanovic në veri të Mitrovicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat