Ish deputeti i LDK-së: Kishim një alternativë më të mirë për Demarkacionin

Politika

Ish deputeti i LDK-së: Kishim një alternativë më të mirë për Demarkacionin

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 22 mars 2018 Në ora: 19:44
Demarkacionit

Votimi i demarkacionit të mërkurën, përpos polemikave të shumta, debatit, gazit lotsjellës, pati edhe deklarata te cilat nuk ishin dëgjuar më parë.

I tillë ishte fjalimi i deputetit Ismajl Kurteshi, ku ai kundërshtoi ashpër deputetët e LDK-së që e votuan demarkacionin, madje duke thënë se shumë deputetë që e kanë kundërshtuar demarkacionin legjislacioni e kaluar siç ishin deputetët Fatmir Rexhepi e Adem Salihaj, nuk kane qenë në listën zgjedhore për deputetët për zgjedhjet nacionale 2017.

Gazeta Bota sot ka kontaktuar me deputetin Fatmir Rexhepi i cili nuk i ka mohuar por as nuk i ka pohuar fjalët e Kurteshit

“Nuk ka të bëjë vetëm për këtë temë, unë nuk e kam dëgjuar të plotë fjalimin e Kurteshit, mirëpo kjo punë nuk lidhet vetëm me demarkacion, ka të bëjë me qëndrimet parimore, qëndrime tjera lidhur me koalicionet e mëhershme me PDK-në, lidhur me shume gjëra tjera që kanë ndodhur, në lidhje me alternativën që kemi ofruar me 16 deputetët për kalimin e demarkacionit e shumë çështje tjera, mirëpo ka qenë dashur mirëkuptim prej të gjithëve nuk ka qenë asgjë personale aty.

Ish deputeti I LDK-së tregoi për “Bota sot” edhe një alternativë të zgjedhjes së demarkacionit, e cila ishte iniciuar nga 16 deputetë ku Rexhepi ishte koordinator i grupi

Image
Fatmir Rexhepi

“Ne e kemi propozuar një alternativë për kalimin e demarkacionit më të mirë, më bindëse, më të fortë nga ana kushtetuese, ka qenë një alternativë shumë e mire, e cila ka pasur përkrahje edhe nga zyra amerikane, ajo evropiane, ku normalisht ka pasur pengesa mirëpo ka pasur hapësirë për zhvillim dhe për fuqizimi

“Ka qenë një alternativë shumë e mirë, ku kemi jemi konsultuar në vazhdimësi me gjet një kompromis, me u formu dy amendamente në projekti ligjin e kufirit ku kanë kërkuar që segmentet ai i Kullës dhe ai Çakorrit,  me u bë komisioni, mos të aprovohet një herë, e të shikohen e kështu me radhë.

Rexhepi tregoi edhe qëndrimin e tij për demarkacionin nëse do të ishte deputet.

“Nëse do të ishte ofruar alternativë e mëhershme e grupit të deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku kam qenë koordinator, ku kemi biseduar edhe me zyrën evropiane, ajo amerikane, mirëpo në kohën kur kemi dashur të paraqesim alternativën për zgjedhje, ndodhi mocioni kundër qeverisë, dhe iku nga rendi i ditës.

Rexhepi komentoi edhe deklaratat e ndërkombëtarëve, ku sipas tij BE nuk ka thënë asnjëherë në mënyrë korrekte që pas demarkacionit do të ketë liberalizmi të vizave.

“Demarkacionit nuk e di a ka qenë kusht I vetëm sepse ka pasur zhvillim, ndryshime të mëdha. Ne nuk kemi qenë asnjëherë të njoftuar, ata asnjëherë nuk kanë njoftuar në mënyrë korrekte , ka pasur mesazhe individuale mirëpo jo me shumë, meqenëse ata kanë deklaruar publikisht para mediave, para parlamenteve se ky është kushti kryesor pa të cilin nuk mundemi me ec tutje ,kështu që unë dua të besojë se ky është kushti i vetëm e të mos kërkojnë tjera. Megjithatë, ka ende punë në Sundim të Ligjit, luftim të korrupsionit, më të cilat ballafaqohet çdo shtet” ka përfunduar Rexhepi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat