Në pritje të aktakuzave të Speciales, flet avokati i njohur

Politika

Në pritje të aktakuzave të Speciales, flet avokati i njohur

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 22 mars 2018 Në ora: 20:14
Ndertesa e Gjykatës Speciale

Ndonëse ka muaj që flitet për fillimin e punës në Gjykatën Speciale megjithatë  ende nuk ka asnjë rast specifik në këtë drejtim.

Duke folur rreth kësaj çështje avokati Tomë Gashi ka thënë për “ Bota sot” se Gjykata Speciale e themeluar nga deputet të Kuvendit të Kosovës, është themeluar në gusht të vitit 2015, kurse funksionale është që nga qershori i vitit 2017, por deri më tani nuk kemi asnjë aktakuzë të ngritur.

Image
Tomë Gashi

“Edhe pse shumica e hetimeve në raste të caktuar kanë përfunduar dhe mos ngritja e aktakuzave ka bërë që qytetarët e Kosovës të humbin besimin në këtë Gjykatë posaçërisht familjarët e viktimave të vrasjeve politike të pasluftës në Kosovë të cilët shpresojnë se kjo Gjykatë do ti dënoj vrasësit e të afërmeve të tyre. Situata edhe me tepër është komplikuar dhe është humbur edhe me shumë besueshmëria e qytetarëve të Kosovës, pas dorëheqjes së papritur të kryeprokurorit amerikan David Shëendiman, i cili në fund të këtij muaji do të largohet nga ai post”, ka thënë avokati Gashi.

Sipas tij, në sferën e spekulimeve ky prokuror është shkarkuar nga administrata amerikane bash për këto vonesa, d.m.th. për shkak të mos ngritjes së akuzave deri më tani.

“Që me fillimin e punës së Gjykatës Speciale dhe posaçërisht nëse akuzohen zyrtare të lartë të shtetit apo të partive të caktuara politike mund të kemi edhe ndryshime politike në vend por në asnjë mënyrë nuk do të ketë trazira në Kosovë dhe këtë me drejtpërdrejtë e ka thënë edhe vetë Komandanti i KFOR-it para disa javëve në një intervistë të tij”, ka thënë avokati Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat