LDK tregon edhe njëherë fuqinë e saj!

Politika

LDK tregon edhe njëherë fuqinë e saj!

Nga: P.R Më: 23 mars 2018 Në ora: 15:41
Grupi i deputetëve të LDK-së.

Kohëve të fundit, në media u publikuan shkrime të cilat shkruanin se ka një përçarje brenda LDK-së, por uniteti i LDK-së u dëshmua të mërkurën kur u votua marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi, ku i gjithë grupi i LDK-së ishte unik në votën e tyre.

E sot, përsëri një portal botoi një shkrim, në të cilën kritikohej Vjosa Osmani, si dhe një grup i deputetëve të LDK-së, ku edhe njëherë u mundua që shpikej “përçarja” e LDK-së.

Por i menjëhershëm ishte kundërpërgjigja e Vjosa Osmanit, e cila e demantoi këtë.

“Një portal shik-ist paska paralajmëruar se nga sot do të fillojnë një seri shkrimesh/shpifjesh kundër meje. Natyrisht që në këtë ‘kauzë’ janë bashkë me disa të tjerë që janë verbuar nga dashuria e tyre ndaj PDK-së. Po harrojnë që fare nuk kam pasur nevojë për një paralajmërim të tillë. Ata këtë e kanë bërë qysh nga dita e parë që i kam hyrë politikës dhe nuk janë ndalur kurrë. Por atyre dhe miqve të tyre që ua paskan shkruar sot shkrimin (që dëshmon analfabetizmin por edhe urrejtjen e tyre patologjike) ua kanë dhënë përgjigjen shumë herë qytetarët. Uniteti i LDK-së po ju pengon shumë disave. Por kësaj rradhe nuk do të arrini ta prishni atë”, thuhej në reagimin e saj.

E, LDK si kundërpërgjigje ndaj këtyre shkrimeve ka dëshmuar edhe njëherë fuqinë e saj.

Është bija e veprimtarit të varrë pasluftës, Enver Malokut, Doruntina Maloku, ajo e cila ka postuar një foto ku shihet me deputetët e tjerë të LDK-së, duke dëshmua fuqinë dhe unitetin që ekziston brenda LDK-së, parti e cila ka numrin më të madh të deputetëve në Kuvend.

“Lidhja Dimër n'pranverë!”, ka shkruar Maloku në përshkrimin e fotos.

Ne foto përveç Doruntina Malokut, shihen edhe deputetët tjerë të LDK-së, Vjosa Osmani, Anton Quni, Armend Zemaj, Arben Gashi, Fidan Rekaliu, Lutfi Zharku, Mirjeta Kalludra, Naser Rugova, si dhe deputetja e Alternativës Mimoza Kusari-Lila, e cila është në koalicion me LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat