Bashkëluftëtari i Zahir Pajazitit “thumbon” AAK-në: Nuk mund të jem në një parti që falin toka

Politika

Bashkëluftëtari i Zahir Pajazitit “thumbon” AAK-në: Nuk mund të jem në një parti që falin toka

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 23 mars 2018 Në ora: 19:06
Avni Ajeti

Ish bashkëluftëtari i Zahir Pajazitit, Avni Ajeti, në një prononcim për “Bota sot”, tregon arsyen e dorëheqjes së tij nga AAK-ja.

Ai thotë se nuk qëndron në një parti ku japin toka, dhe se në fillim ishte me Haradinajn për arsye që ai ishte i zotuar kundër demarkacionit.

Image
Avni Ajeti

“Unë dhashë dorëheqje nga AAK-ja, për arsye se unë nuk mund të jem në një parti që japin toka. Kur unë u bashkova në AAK, Haradinaj ishte i arrestuar në Francë, e kur u kthye, ai ishte kundër demarkacionit dhe ishte i zotuar ta qojë deri në fund këtë proces, proces që të mos i falet toka askujt. E tash ai e bëri të kundërtën dhe kjo ishte arsyeja që unë nuk jam më pjesë e kësaj partie”- tha Ajeti për “Bota sot”.

Ndryshe, Avni Ajeti ka dhënë dorëheqje nga AAK, menjëherë pas votimit në Kuvend të Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat