LDK ende pa qëndrim zyrtar për hetimin e SHIK-ut

Politika

LDK ende pa qëndrim zyrtar për hetimin e SHIK-ut

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 24 mars 2018 Në ora: 08:02
LDK

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Çuni, ka thënë për “Bota sot” se qëndrimi i VV-së për komisionin hetimor nuk është diskutuar ende. “Ende nuk është diskutuar në organet e LDK-së për qëndrimin në lidhje me nismën e VV-së për të hetuar SHIK-un nga Komisioni Hetues Parlamentar” ka përfunduar Çuni.

Krijimii një Komisioni Parlamentar për ta hetuar veprimtarinë e ish Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), është nisma e re e Lëvizjes Vetëvendosje. Për ta realizuar nismën për hetimin e SHIK-ut, Vetëvendosje po kërkon edhembështetjen e deputetëve të Lidhjes Demokratike tëKosovës.

Vlen të theksohet se Lëvizja Vetëvendosje tentoi ta formonte këtë komision edhe në legjislaturën e katërt, mirëpo nëatë kohe kishte arritur ti mblidhte vetëm 27 nënshkrime, derisa në të pestën i ka mbledhur 38 nënshkrime.

Kësaj radhe, Vetëvendosje shpreson t`i mbledhë 40 nënshkrimet e nevojshme të deputetëve përnjë hetim gjithëpërfshirës të SHIK-ut.

Mirëpo, a do ta përkrahin nismën e VETEVENDOJSES,deputetët e LDK-së?

Për gazetën “Bota sot”, kanë folur Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët thonë se kjo çështje nuk është diskutuar brenda organeve të partisë.

Nuk është diskutuar ende

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Çuni, ka thënë për “Bota sot” se qëndrimi i VV-së për komisionin hetimor nuk është diskutuar ende.

Image
Anton Quni

“Ende nuk është diskutuar në organet e LDK-së për qëndrimin në lidhje me nismën e VV-së për të hetuar SHIK-un nga Komisioni Hetues Parlamentar” ka përfunduar Çuni.

Pothuajse të njëjtën përgjigje e tha edhe deputeti tjetër nga radhët e LDK-se Driton Selmanaj

Ai për “Bota sot” tha brenda grupi parlamentar të LDK-se nuk është diskutuar një temë  e tillë dhe nuk është paraparë ndonjë formim apo diçka e tillë.

Kriminelet enden të lirë

Deputetja e Lidhjes Demokratike tëKosovës, Valentina Bunjaku Rexhepi nënjë prononcim për “Bota sot” ka thënë se LDK-ja nuk mund të formojë një komision të tille pa praninë e faktorin ndërkombëtar.

Image
Valentina Bunjaku

“Vrasjet e pasluftësjanë plaga më e rëndë e LDK-së dhe vendit nëepokën e re. Dora e zezë me vrasjet e njerëzve dhe veprimtareve  më tëçmuar i dha një goditje të rëndë vendit. LDK nuk e besoj që mundet pa faktorin ndërkombëtar të formoj një komision për hetimin e këtyrevrasjeve. Një komision i tille nuk ka mundur të kryeje një mision tëtillë derisa kriminelet enden të lire kudo, madjeurdhërdhënësit e tyre si duket gjenden edhe nëpër institucione tëvendit. Ne nuk mundemi tëparagjykojmëpërderisadrejtësiandërkombëtare nuk e merr nëdorën e saj dhe nëbashkëpunim me vendoret të kryej këtë mision tëshenjtë, si duket vendimtar për të ardhmen tonë dhe të vendit” ka përfunduar Rexhepi.

Iniciativë jo e duhur

Ndërsa, deputeti tjetër i LDK-së Ramiz Kelmendi ka thënë për “Bota sot” se Gjykata Speciale duhet të merret me vrasjet e pasluftës.

Image
Ramiz Kelmendi

“Mendoj që kjo çështje ka hapësirë për diskutim dhe  nuk është njëiniciativë e mirë dhe e saktë për arsye se, nëse dikush duhet të flasë për vrasjet politike atë duhet tëibëjë gjykata speciale, megjithatë në qoftë se partia merr një vendim të tillëka hapësire për diskutime se për çfarë qëllime do tëbëhej, mirëpo nuk mendojë qëështë njëiniciativë e duhur. Ndërsa,nëse partia bashkarisht vendos unë jam pro” ka përfunduar Kelmendi.

Nuk është diskutuar ende

Ndërkaq, Deputetja Besa Gaxherri nënjë prononcim për “Bota sot” ka thënë se ka tema më te rëndësishme se formimi i këtij komisioni.

Image
Besa Gaxherri

“Nëradhë të parë ne nuk kemi informata zyrtare qëka iniciuar dikush themelim tëkëtijkomisioni hetimor për SHIK-un. Ne nuk e kemi diskutuar ende këtë çështje. Në situatën që  jemi me këto tema më tërëndësishme, nuk mund të diskutohet për këtë, ndërsa në parti nuk është diskutuar ende rreth kësaj çështje” ka përfunduar Gaxherri.

Shërbim i keqe për veten e i mirë për ata që nuk duhet

Ndërsa nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Agim Veliu në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se LDK-ja është kundër një komisioni të tillë.

Image
Agim Veliu

“Në këto rrethana çfarë është kuvendi iRepublikës së Kosovës nuk besoj që mund të bëhet një hetim imirëfilltë, dhe qëndrimii Lidhjes Demokratike të Kosovës deri tash që nuk  ka ndryshuar, është që ne nuk përkrahim nisma të tilla ku nuk jemi të sigurt për një hetim gjithëpërfshirës dhe të  mirëfilltë, sepse në këtëmënyrë nëse veprohet me nguti kur nuk e kemi këtë siguri mund të bëhet vetme një shërbim i keq për veten e i mirë për ata që nuk duhet.Gjykata Speciale i ka tëspecifikuar çështjet për të cilatdo të merret, tash për tash ne si LDK jemi kundër një komisioni të tillë dhe qëndrimi jonëideritanishëm është që në këso rrethana qëështë kuvendi nuk mund të bëhet hetim irregullti SHIK-ut” ka përfunduar Veliu.

Kur numrat janë ndryshe, funksionin drejtësia ndryshe

Ndërsa deputetja Lirije Kajtazi ka thënë se kur vetëdijesohen njerëzit, formohet komisioni për SHIK-un, përcjell “Bota sot.

Image
Lirije Kajtazi

“Jo, LDK nuk e përkrahë këtë nismë, me këtë strukturë- argat të këtij formacioni dhe me këtë disfavor numrash, ndodhë veç shpërlajmë e SHIK-ut. Kur numrat janë ndryshe dhe vetëdijesohennjerëzit, flasim ndryshe dhe drejtësia funksionon ndryshe” ka përfunduar Kajtazi.

Për formimin e komisionit LDK-ja duhet të jetë në pozitë

Ish Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, aktualisht deputete në parlamentin e Kosovës Hykmete Bajrami në një prononcim për“Bota sot” ka thënë se nuk mundet të formohet një komision ku LDK-ja nuk e ka shumicën.

Image
Hykmete Bajrami

“Ne e shohim të arsyeshme dhe patjetër që do ta bëjmë një gjë të tillë por vetëm atëherë kur jemi dhe do ta kemishumicën e komisionit,dhe jo të hymë sa për të hetuar  dhe dikush ta mbivotojë në fund një raport i cili do ta prodhojnë. Në kombinime të parlamentin çfarë jemi tani nuk mundet me u formu një komision ku opozita e ka shumicën, ne duhet me qenë në kombinim të tillë ku faktikisht LDK duhet të jetë ose në pozite ose diçka e ngjashme ,ku në mënyrë kur të formohet komisionete tillë hetueseLidhja Demokratike e Kosovës ta ketë shumicën, LDK me qenë me grupin e shumicës ,për momentin nejemi Opozitëdhe  si të tillë nuk e kemi shumicën. Ne kemi diskutuar disa herëqë ne nuk mundemi të fillojmë tahetojmë dhe të mos nxjerrim asgjë si përfundim sepse dotë prodhohet një raporti i cili do të mbivotohet në këtë rast nga partnerët e koalicionit edhe në qoftëse ne nuk pajtohemi me përmbajtjen e raportit, dhe kur kryhet një  hetim, ai hetim është i mbyllur. Kështu që LDK-ja e them për mendimin editëvetë fundit,është në gjendjen ta bëjë në qoftë se bënë pjesë në shumicë.

Shërbimi Informativ i Kosovës kishte nisur të funksiononte në kuadër të Qeverisë së Përkohshme të Kosovës deri në janar të vitit 2000. Atë vit dhe më 2001, ishin bërë biseda për legalizimin e SHIK-ut n ,ku kjo organizatë udhëhiqej nga krye parlamentari i tanishëm Kadri Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat