Krasniqi: Duhet të përkrahet iniciativa e Vetëvendosjes për hetimin e SHIK-ut

Politika

Krasniqi: Duhet të përkrahet iniciativa e Vetëvendosjes për hetimin e SHIK-ut

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 24 mars 2018 Në ora: 13:09
Kuvendi i Kosovës

Njohësi i çështjeve politike, Faik Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot”, ka komentuar iniciativën e Vetëvendosjes për formimin e një komisioni hetues parlamentar kundër SHIK-ut.

Ai thotë se do ishte mirë që edhe partitë e tjera parlamentare, ta përkrahin këtë iniciativë, edhe pse e sheh të vështirë këtë.

“Padyshim qe partitë politike do te duhej ta përkrahin iniciativën e Vetëvendosjes për formimin e një komisioni hetues parlamentar për SHIK-un, por meqë partitë e tjera janë ne koalicion me PDK-ne, vështirë se do ta përkrahin nje iniciative te tille”,-thotë ai.

Image
Faik Krasniqi

Krasniqi beson se disa figura të rëndësishme të LDK-së, do ta përkrahin këtë iniciativë, ani pse LDK-ja e kishte kundërshtuar në të kaluarën.

“Një iniciative te tille Vetëvendosje e pate marre edhe gjate kohës kur PDK-ja ishte ne koalicion me LDK-ne, por nuk gjeti përkrahjen e kësaj te fundit. Madje zyrtaret e LDK-se patën përdorur tone te ashpra ndaj Vetëvendosjes për marrjen e kësaj iniciative. LDK-ja edhe pse është ne opozite, prape dyshoj qe shume figura te saj te rëndësishme do ta përkrahin një iniciative te tille. Sidoqoftë, një komision hetues parlamentar do te duhej te kishte jo vetëm për SHIK-un, por edhe për shërbime te tjera qe kane vepruar ilegalisht ne Kosove”,-përfundoi Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat