“Plani i Thaçit e Vuçiqit për ta rrëzuar Haradinajn, po kryhet me sukses”

Politika

“Plani i Thaçit e Vuçiqit për ta rrëzuar Haradinajn, po kryhet me sukses”

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 27 mars 2018 Në ora: 14:22
Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq

Lista Serbe edhe zyrtarisht u largua nga qeveria Haradinaj, pas zhvillimeve të djeshme ku u arrestua Marko Gjuriq, pasi hyri në territorin e Kosovës pa lejen e institucioneve të vendit.

E këtë largim nga qeveria të Listës Serbe, e komenton për “Bota sot” analisti politik, Faton Mehmeti.

Ai thotë se ky është një skenar i Thaçit dhe Vuçiq për ta rrëzuar Haradinajn nga pushteti dhe sipas tij, kjo do të ndikojë në rënien e qeverisë, duke e rikthyer gjendjen e brishtë në vend, e fitues janë Thaçi dhe Vuçiq për interesa të veta.

“Ky ishte skenar në mes Thacit dhe Vuçiqit për të rrëzuar Ramushin nga pushteti. Kjo do të ndikoj në rënien e qeverisë, duke rikthyer kështu gjendjen e brishtë në vend. Kjo i shkon për shtati Thaçit që të manovroj Gjykatën Speciale, ndërkohë që serbët do të shpallin asociacionin. Fitues të kësaj telenovele janë Thaçi si dhe Vuçiqi dhe Serbia, ndërkohë që Kosova humb në çdo drejtim”- tha Mehmeti.

Image
Faton Mehmeti

Ai mendon se Ramushi është bërë kryeministër për ta kaluar demarkacionin, që shënon fundin e tij politik, ndërsa Thaçi po del të jetë arkitekti kryesor në Kosovë për çdo konfiguracion, sipas Mehmetit.

“Ramushi është bërë kryeministër për të kaluar demarkacioni,kjo do te shënonte edhe fundin e tij politik. Ndërkohë që Hashimi po del të jetë arkitekt kryesor ne Kosove për çdo konfiguracion. Rënia e qeverise s’ka diskutim, ndonëse zgjedhjet më së shumti i shkojnë për shtati LDK-së dhe NISMA-s, të tjerat do pësojnë keq”,-përfundoi Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat