Qeveria e Kosovës ka kërkuar lirimin nga detyra të drejtorit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës Driton Gashi dhe ministrin e Punëve të Brendshme Flamur Sefaj, pas arrestimit dhe depërtimit të gjashtë turqve, me akuzën se janë gylenistë.
Analisti politik, Faik Krasniqi ka thënë se Sefaj dhe Gashi janë viktimë të spektakleve të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe se e quan të pa ndershme shkarkimin e tyre.
“Flamur Sefaj dhe Driton Gashi janë viktima të spektakleve të Hashim Thaçit. Ata nuk do të kishin vepruar pa urdhra të dikujt, e sidomos pa urdhrat e Thaçit. Prandaj, është e pandershme shkarkimi i tyre nga ana e kryeministrit Haradinaj”, ka deklaruar ai.
Për më tepër, Krasniqi ka thënë se presidentit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i mbetet vetëm që të largohet nga ky koalicion qeverisës nëse shkarkohet Sefaj.
“Nëse z. Sefaj shkarkohet, atëherë z. Pacollit nuk i ngelet gjë tjetër veçse të largohet nga ky koalicion dhe vendi të shkojë në zgjedhje, edhe pse mbajtja e zgjedhjeve do të na dëmtonte shumë, kur liberalizimi i vizave është në fazën finale!”, ka thënë Krasniqi për “Bota sot”