Lufta Thaçi-Vetëvendosje, analisti zbulon qëllimet e vërteta të Presidentit

Politika

Lufta Thaçi-Vetëvendosje, analisti zbulon qëllimet e vërteta të Presidentit

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 1 prill 2018 Në ora: 13:25
Hashim Thaçi dhe Albin Kurti

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të shtunën ka mbajtur një konferencë për media, ku ka folur për doperimin e gjashtë shtetaseve të Turqisë. Po ashtu, Thaçi  e ka shfrytëzuar këtë konferencë të flas edhe për Lëvizjen Vetëvendosje dhe liderin e saj Albin Kurti.

Thaçi ka thënë se Kurti duhet të duhet të përgjigjet edhe për lidhjet e tij me Putinin që janë të instaluara në Ballkanin Perëndimor si dhe për financimin e VV-së nga Irani.

“Secili sot në Kosovë e pyet zotëri Kurtin për ekipet e tij të rregullta politike që Vetëvendosje i dërgon në Stamboll për trajnime për organizime dhe financimet që i marrin. Është mirë me iu tregua juve se kush i dërgon, pse i dërgon,  kush ia trajnon dhe kush ia financon të rregullta mujore. Gjithashtu le t’iu  tregon juve dhe mund ta pyesni kush janë ata individë nga Irani që ia financojnë partinë dhe atë vetë personalisht dhe cila është agjenda e tyre? Nëse ai nuk do të përgjigjet le të pyet Glaukun. Nëse nuk përgjigjet Glauku le t’i pyet familjarët e tij. Përgjigjen e din ata. Ata e dinë që edhe unë e di, por duhet ta dini edhe ju,  edhe gjithë populli i Kosovës. Gjithashtu lideri i Vetëvendosjes duhet të përgjigjet edhe për lidhjet e tij me Putinin që janë të instaluara në Ballkanin Perëndimor dhe që ai takohet ndonjëherë në vende të ndryshme të Ballkanit edhe jashtë. Është mirë me iu tre gua edhe juve se ai njeri është ideatori dhe njerëzit e rrethit të  tij i themelimit të veprimeve të organizatës terroriste ‘Syri i Popullit’ që ka përpiluar lista për ekzekutimin e popullit të politikës shqiptare në Kosovë, në Maqedoni, në Shqipëri. Agjenda e tij tash e 20 vite përputhet me atë të Beogradit  që nga Rambujeja e  deri më sot”, ka thënë Thaçi në konferencën për media.

Analisti politik, Faton Mehmeti duke i komentuar deklarata e Thaçit, ka thënë për “Bota sot” se  Rivalitetin e brendshëm politik brenda PDK, Thaçi po e zhvendos e publik.

Image

“Besoj se Thaçi e ka humbur toruan fare, andaj po i duket sikur të gjithë i kanë faj. Rivalitetin e brendshëm politik brenda PDK, Thaçi po e zhvendos e publik. Gjithashtu rivaliteti me Ramushin dhe VV po e marxhinalizon me autoritetin e presidentit, shpesh duke abuzuar me pushtetin”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Për më tepër, Mehmeti ka shtuar se konferenca e Thaçit ishte e mbushure gënjeshtra dhe akuza personale, në të cilën dëshmohet mungesa e liderit.

“Konferenca e Hashimit ishte e mbushure gënjeshtra dhe akuza personale, e kjo dëshmon edhe një herë mungesën e të qenurit lider shtetëror. Thaçi asnjëherë s`ka mundur të dal përtej vetvetes për t'i shërbyer popullit, por gjithmonë ka mbetur peng i interesave të ngushta meskine. E tërë lufta politike po zhvillohet se kush të jetë prijës dhe shef i vendit, sikur Kosova të jetë organizatë kriminale e jo shtet demokratik”, ka përfunduar Thaçi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat