Gjykata Speciale frikëson Hashim Thaçin

Politika

Gjykata Speciale frikëson Hashim Thaçin

Albulena Jahaj Nga Albulena Jahaj Më 3 prill 2018 Në ora: 20:35
Hashim Thaçi

“Thaçi, sa nga dëshira për të mbetur në pushtet dhe për të vazhduare të kontrolloj e qeverisë më shumë se që këtë ja lejon pozita kushtetuese e Presidentit, aq edhe nga droja se mund të jetë viktimë e Gjykatës Speciale, po ndërmerr veprime avantureske, antikushtetuese që në fund të fundit e mbrojnë atë dhe klanin e tij, por jo interesat e Kosovës dhe të qytetarëve të saj” ka përfunduar analisti Faton Abdullahu.

Qëndrimet e Presidentit Hashim Thaçi, sidomos pas depërtimit të gjashtë shtetasve turk, kanë bërë që të hidhen kritika të mëdha në drejtim të tij.

Nga analistë të ndryshëm, kjo është parë edhe si mundësia e vetme e Thaçit për shtyrjen e ngritjes së  aktakuzave nga Gjykata speciale, ku pritet që edhe vet ai të jetë ndër të akuzuarit.

Abdullahu: Presidenti i involvuar me biznese e klane turke

Politologu Faton Abdullahu, ka thënë për “Bota Sot”,  se kriza e gylenistëve është krijuar sepse Presidenti i Kosovës tashmë nuk mund t’i thotë jo për asgjë të vetme, Ankarasë zyrtare.

“Presidenti është i involvuar me biznese e klane nga më të ndryshme turke kohë të gjatë, prej të cilave ai dhe klani i tij kanë fituar shumë dhe pandalshëm. Tani, kur Ankaraja zyrtare ka marrë kurs anti-perëndimor, Presidenti i Kosovës nuk mund të thotë ‘jo edhe kur ‘po’-ja ndaj kërkesave për deportim të shtetasve turq është e dëmshme për interesat vitale të Kosovës” ka thënë ai.

Sipas Abdullahut, ajo çfarë bënë pushtetarët aktual, sidomos Thaçi, me rastin ‘gylenistët’ është brengosëse dhe shumë e dëmshme për shumë arsye.

Image
Faton Abdullahu

“Ata brenda dy ditëve i devalvuan e besa edhe i hodhën në baltë pikët pozitive të përfituara mundimshëm dhe gjatë me kalimin e demarkacionit në Kuvend. Tani, në vend se Brukseli të na shpërblej në rrugëtimin tonë drejtë BE-së për demarkacionin e kaluar,  ajo tash ka drojën se ky rreshtim anti-perëndimor në krah me Erdoganin kërkon disiplinim konceptual dhe politik ndaj Kosovës gjë që mund të na marr kohë, mund e energji të panevojshme” ka thënë analisti politik Faton Abdullahu.

Sipas Abdullahut, ajo çfarë bënë pushtetarët aktual, sidomos Thaçi, me rastin ‘gylenistët’ është brengosëse dhe shumë e dëmshme për shumë arsye.

“Ata brenda dy ditëve i devalvuan e besa edhe i hodhën në baltë pikët pozitive të përfituara mundimshëm dhe gjatë me kalimin e demarkacionit në Kuvend. Tani në vend se Brukseli të na shpërblej në rrugëtimin tonë drejtë BE-së për demarkacionin e kaluar,  ajo tash ka drojën se ky rreshtim antiperëndiomor në krah me Erdoganin kërkon disiplinim konceptual dhe politik ndaj Kosovës gjë që mund të na marr kohë, mund e energji të panevojshme”, ka thënë ai.

Veprimet avatureske nga droja e Speciale

Në anën tjetër, sipas tij, sa nga dëshira e papërmbajtur për të qeverisur vetëm dhe me klanin e tij, sa nga droja se mund të jetë viktimë e Gjykatës Speciale, Thaçi po i ofron Kosovës një balancë të ri gjeopolitik - edhe Perëndimi edhe Turqia e Erdoganit.

“Duhet të jesh në zor të madh të mendosh se kjo mund të funksionoj në Kosovë.  Kjo është e pamundur. Ankaraja zyrtare ka marr kurs anti-perëndimor. Është vetëm Thaçi dhe klani i tij, që nuk dëshirojnë ta kuptojnë këtë. Duket se këtë lojë ai e ka mësuar nga Beogradi zyrtar e cila pretendon të jetë edhe me perëndimin edhe me Rusinë e Putinit. Kosova nuk mund dhe nuk do ta bëjë këtë lojë të re, kjo duhet t’i bëhet me dije atij guximshëm dhe me zë të lartë. Në të vërtetë për shkak të këtij kursi erdoganist, Thaçi duhet të pensionohet urgjentisht. Opozita, dhe jo vetëm, duhet t’i prijë kësaj ‘ceremonie mortore politike’ të një politikani që në shkatërrim e sipër, do të na marrë edhe neve me veti” ka thënë Abdullahu.

Ai po ashtu ka deklaruar se për më keq si mund të bindet tani Brukseli zyrtarë se, këta pushtetarë kështu të pakoordinuar, kështu të papërgjegjshëm, sikundër ishin me rastin “gylenistët’  mund të jenë efikas dhe unik në luftimin e korrupsionit.

“Kjo është brengosëse, sidomos kur dihet se për ti përfituar vizat dhe benefit tjera nga Brukseli na ka mbetur edhe një raund politik, ku duhet të jemi sidomos efikas në luftimin e korrupsionit. Thënë përmbledhtazi Thaçi, sa nga dëshira për të mbetur në pushtet dhe për të vazhduare të kontrolloj e qeverisë më shumë se që këtë ja lejon pozita kushtetuese e Presidentit, aq edhe nga droja se mund të jetë viktimë e Gjykatës Speciale, po ndërmerr veprime avantureske, antikushtetuese që në fund të fundit e mbrojnë atë dhe klanin e tij, por jo interesat e Kosovës dhe të qytetarëve të saj” ka përfunduar analisti Faton Abdullahu.

Kelmendi: I terë ky veprim e ka çelësin dhe nisen nga Hashim Thaçi

Ngjarjet e fundit në Kosovë kanë bërë që të ketë tensione, fillimisht për arrestimin e shefit të ashtuquajturës Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq nga Policia e Kosovës, për shkak të hyrjes ilegale, e më pas për shkak të arrestimit dhe deportimi të gjashtë shtetasve turq, nga Kosova në Turqi.

Në anën tjetër, nga Gjykata Speciale ende nuk ka filluar ngritja e aktakuzave të para.

Se sa mund të ndikojë e gjithë situata e krijuar në vend, në punën e Speciales, kanë folur nga Gjykata Speciale. Chris Bennett, zëdhënës i Zyrës së Kryeprokurorit, për gazetën “Bota sot”, ka thënë se nuk e komenton kohën e ngritjes së aktakuzave të mundshme dhe se vazhdon hetimet sipas mandatit të saj, pavarësisht zhvillimeve të jashtme.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar vazhdon hetimet e saj sipas mandatit të saj, pavarësisht nga zhvillimet e jashtme. Për më tepër, Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk komenton - as nuk do të komentojë - kohën e ngritjes së akuzave të mundshme”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Kryeprokurorit.

Image
Muhamet Kelmendi

Kurse njohësi i çështjeve juridike, Muhamet Kelmendi, ka shpjeguar se a është Gjykata Speciale problem për presidentin, Hashim Thaçi.

“Edhe pse jam kundër kësaj gjykate, sepse vepron mbi baza thjeshtë nacionale, duke kapur vetëm shqiptarët e jo kriminelet serb duket se kjo gjykatë nga gjendja nuk dihet kur do të filloj. Nën këtë trysni të përditshme, kemi edhe shumë veprimtari të dëmshme që po bëhen. I terë ky veprim e ka çelësin dhe nisen nga Hashim Thaçi. Unë nuk dua të konkludoj se shumë veprime antishtetërore sidomos marrëveshjen më shtetin serb janë bërë nga Thaçi për frikë.  Më vjen shumë rendë më deportimin e qytetareve turq në Turqi. Nuk mendoj se ministrat dhe drejtori i AKI-së kanë vepruar në kokë në vete. Nëse kryeministri s’kanë informata sikundër edhe krye parlamentari vjen në pyetje vetëm Thaçi si urdhërdhënës” ka thënë Kelmendi.

Image
Faton Mehmeti

Mehmeti: Hashimi po krijon situata fiktive

Edhe opinionisti, Faton Mehmeti, ka thënë për “Bota sot” se të gjitha veprimet e Hashim Thaçit kanë të bëjnë më Gjykatën Speciale.

“Thaçi është libër i lexuar, vetëm duhet të jesh shumë injorant mos të kuptosh atë çfarë ai mendon dhe benë. Hashim Thaçi s’ka shokë, ai ka vetëm interesin e tij dhe asgjë tjetër. Tani që rrethi po i ngushtohet dhe Gjykata Specialë është afër, Hashimi po krijon situata fiktive vetëm e vetëm për të mbajtur gjendjen e tensionuar, kështu që Gjykata Specialë do shtyhet” ka thenë Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat