Dëbimi i turqve shkakton tërmet brenda institucioneve të Kosovës

Politika

Dëbimi i turqve shkakton tërmet brenda institucioneve të Kosovës

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 4 prill 2018 Në ora: 20:33
Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi

“Për Gashin ka përgjegjësi edhe presidenti dhe shkarkimi i tij është dashur të bëhet në konsultim me të. Në këtë mënyrë, Thaçi po e tregon fuqinë e tij dhe dëbimi i turqve ka nxjerre në pah mospajtimet dhe problemet e thella ndërmjet institucioneve. Ai do të largohet vetëm nëse dëshiron Thaçi, e po duket se ky vullnet po i mungon”, ka përfunduar Mushkolaj.

Shkresës për lirimin e postit të ministrit nga dikasteri  i Punëve të Brendshëm iu përgjigj pozitivisht Flamur Sefaj. E njëjta kërkesë iu dërgua edhe drejtorit të AKI-së Driton Gashit, por deri më tani ai nuk ka reaguar fare lidhur me shkarkimin e mundshëm nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës. Madje, ai  nuk i është përgjigjur mbledhjeve të thirrura për raportim nga Komisioni mbikëqyrës.

Lirimin nga postet përkatëse e dha kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, pasi që personat përkatës nuk i kishin raportuar kryeministrit lidhur me arrestimin dhe deportimin e 6 shtetasve turk nga Kosova.

Mirëpo, sa mund të shkaktojë  përçarje në koalicion shkarkimi i ministrit Sefaj dhe mos lirimin i postit të parit të AKI-së, Driton Gashit, flasin zyrtare partiak dhe analistë.

Image
Vesel Makolli

Flamur Sefaj reflektoi si lider

Sekretari organizativ i Aleancës Kosova e Re, Vesel Makolli në një prononcim  për “Bota sot” ka thënë se qëllimi i AKR-se nuk është prishja e koalicionit, por vazhdimi i punëve pa kushte.

“Kur kemi hyrë në koalicion ne kemi marr shumë kritika, dhe kur kemi hyre kemi bërë një marrëveshje që zv ministrat dhe ministrat mund të shkarkojë vetëm kryetarët partiak. Ne normalisht që kemi logjikuar më një logjike themelore e  shtet formuese dhe kemi shkuar nga ajo që interesat shtetërore janë parësore dhe mbi të gjitha ne e kemi mbrojtur dhe  ministrin Sefaj, mirëpo në opinion u krijua një situatë që qëndrimi i Flamurit nuk kishte më  vlerë prandaj duke e parë ketë situatë Flamuri reflektoi si lider dhe liderët në momentet e fundit e sakrifikojnë vetën për interesat shtetërore. Ne si AKR nuk kemi  faj, ne e kemi kryer punën tonë, nuk kemi  dashur që ta prishim qeverinë, por dhe e kemi sakrifikuar ministrin tonë për interesat shtetërore ne nuk punojmë e me kushte, nuk punojmë me shantazhe, ne jemi shtete formues dhe të mirëfilltë”, ka potencuar ai.

Tutje, Makolli komentoi edhe mos lirimin e postit të AKI-së Driton Gashi.

 “Normalisht, është e udhës që edhe Driton Gashi duhet të jap dorëheqje, iniciativa ka qenë  e tij, ”faji” i ministrit tonë është që nuk e ka njoftuar kryeministri duke menduar se kur ka ardhur shkresa prej AKI-së ka besuar që AKI e ka njoftuar kryeministrin dhe ka menduar se ka ardhur konfidenciale. Presidenti duhet të reflektojë për të  mirën e shteti, që të krijojë një atmosferë pune dhe të frymojë  që gjërat të shkojnë përpara”, ka shtuar Makolli.

Vesel Makolli, shtoi se edhe AKR nuk del nga qeveria.

“Flamur Sefaj, ka qenë njëri nga ministrat më të mirë dhe kulturuar, prandaj dhe  na ka prekur emocionalisht dhe disa nga zyrtaret partiak siç ishte ai i Rrahim Pacollit, mirëpo ka ministri Pacolli, ka dalë me një reagim tjerë që  zyrtarisht nuk kemi vendim për të dalë nga qeveria, ne kemi marr mbledhjen e kryesisë dhe ka qenë shumë konstruktive”, është shprehur ai.

Ai ka theksuar se Ministria e Brendshme i takon AKR-së dhe ministri i ardhshëm do të zëvendësohet po nga AKR-ja.

“Madje ne i kemi pasur 5 ministri duke përfshirë edhe atë të  Bujqësisë, por  e kemi lënë për arsye se Lista Serb e  ka kërkuar” ka përfunduar Makolli.

Image
Halil Matoshi

Pa koment për Driton Gashin

Këshilltari i kryeministrit Haradinaj, Halil Matoshi  në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se ministria duhet t`i raportoje edhe kryeministrit.

“Gjithë ministrat i raportojnë kryeministrit, për çështjet e agjendës shtetërore e qeveritare i raportojnë kryeministrit kurse për çështjet partiake ata i raportojnë edhe partisë ngase janë njerëz partiak”, ka nënvizuar ai.

Matoshi nuk ka dhënë ndonjë koment për drejtorin e AKI-së Driton Gashi, i cili edhe pas kërkesës së Kryeministrit Haradinaj për lirim të detyrës, vazhdon të mbaj postin.

“Për ministrin Sefaj nuk kame shume fjalë, tani ai është i lirë, për Driton Gashin nuk kam koment” ka përfunduar Matoshi

Image
Imer Mushkolaj

Gashi largohet kur dëshiron Thaçi

Njohësi i çështjeve politike, Imer Mushkolaj, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se dëbimi i turqve ka nxjerr ne pah mospajtime ndërmjet institucioneve.

“Për Gashin ka përgjegjësi edhe presidenti dhe shkarkimi i tij është dashur të bëhet në konsultim me të. Në këtë mënyrë, Thaçi po e tregon fuqinë e tij dhe dëbimi i turqve ka nxjerre në pah mospajtimet dhe problemet e thella ndërmjet institucioneve. Ai do të largohet vetëm nëse dëshiron Thaçi, e po duket se ky vullnet po i mungon” ka përfunduar Mushkolaj

Image
Skënder Zogaj

Shkelje e ligjit dhe kushtetueses

Analisti Politik Skënder Zogaj, në një prononcim për ”Bota sot” ka thënë se Ramush Haradinaj, e ka rastin e shkëlqyer për ta kuptuar se kush janë kundërshtarët e vërtetë.

“E para që duhet të konstatohet zëshëm është veprimi dinjitoz i Kryeministrit Haradinaj, i cili duke e ndeshur me një situatë tepër përçmuese në linjën elementare të nder komunikimit institucional, mori vendimin e duhur dhe shkarkoi dy vartës, Ministrin e Brendshëm dhe Shefin e Shërbimit Informativ, të cilët kishin shkelur rënd ligjin dhe rendin kushtetues të vendit duke vepruar prapa shpinës së Kryeministrit. Pra, me ose pa vetëdije ishin bërë ekzekutor të një puçi kundër vendit dhe popullit! Kryeministri Ramush Haradinaj ka vepruar drejt dhe nuk duhet të lëshoj pe me asnjë kusht dhe për çfarëdo pasojash, sepse Sefaj dhe Gashi nuk mund të jenë pjesë e qeverisjes së tij!”, ka theksuar Zogaj.

Për Skender Zogajn, koalicioni PAN nëse nuk dëshiron të kuptojë Kryeministrin e vet, atëherë duhet të prishet në çast dhe këtë duhet ta bëjë vet Kryeministri, sepse është më i fyeri në krejt lojën që tashmë po shihet dhe po dihet se kush dhe pse e ka bërë!

“Bile-bile, Ramush Haradinaj e ka rastin e shkëlqyeshëm për t’ u kthjellur dhe kuptuar se, kush janë kundërshtarët e vërtetë të tij dhe të Kosovës dhe, unë pres që Kryeministri të reflektojë dhe me zemërgjerësi t’iu çastet me kërkim falje publike një pjese të caktuar të partive serioze dhe shoqërisë civile, për kthesë të re për ta nxjerre vendin nga kriza e thellë” ka përfunduar Zogaj

Shtetasit turq, punëtorë të kolegjit Mehmet AKIF u arrestuan me 31 Mars nga Policia Kosovare ku u ekstraduan menjëherë për në Turqi. Të arrestuarit mendoheshin që ishin përkrahës të Fetulla Gylenit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat