Shkarkimi i Sefajt, analisti politik tregon se a do përçahet qeveria

Politika

Shkarkimi i Sefajt, analisti politik tregon se a do përçahet qeveria

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 4 prill 2018 Në ora: 22:08
Ramush Haradinaj dhe Behxhet Pacolli

Analisti politik, Lirim Zorra, ka komentuar për “Bota sot” zhvillimet e fundit në vend, e veçanërisht shkarkimin e ministrit Sefaj, pas arrestimit dhe depërtimit të gjashtë gylenistëve turq.

Ai mendon se AKR-ja nuk do të krijojë përçarje në qeveri dhe duke e njohur Behxhet Pacollin, kjo situatë mund të shkojë përshtat AKR-së me kërkesa të reja si formë që mos te kemi ndonjë përçarje.

Image
Lirim Zorra

“Nuk besoj se do te ketë ndonjë përçarje duke e njohur liderin e AKR-së, Behxhet Pacollin besoj se kjo situatë mund të shkojë përshtat AKR-së me kërkesa të reja si formë që mos te kemi ndonjë përçarje midis partive tjera qeverise dhe AKR-së, andaj besoj që AKR-ja do të propozojë ndonjë figurë tjetër partiake për këtë pozitë të rëndësishme, sepse ne takimet e mbajtura besoj është sqaruar kjo situatë dhe elementi AKR çka mbas kësaj ngjarje, andaj Pacolli është me liberal te këto çështje sesa figura tjera si z.Bahtiri apo Rahim Pacolli të cilët janë më inatqorë, mirëpo tani ata do të dalin me kërkesa të reja ndaj kryeministrit dhe besoj se Haradinaj do te pranoj disa prej tyre dhe secila palë do të jetë e kënaqur”- tha Zorra për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat