Kërkohet arrestimi i Hashim Thaçit, ky është sinjali që do t’i dërgohej botës me këtë

Politika

Kërkohet arrestimi i Hashim Thaçit, ky është sinjali që do t’i dërgohej botës me këtë

Petrit Rudi Nga Petrit Rudi Më 5 prill 2018 Në ora: 15:53
Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj

Kuvendi i Kosovës, gjatë ditës së djeshme me votat e deputetëve miratoi rezolutën e propozuar nga Lidhja Demokratike të Kosovës, në të cilën parashihet që të themelohet një komision parlamentar hetimor lidhur me arrestimin e dhe dëportimin e 6 shtetasëve turq nga Kosova, të konsideruar nga shteti turk si “Gylenistë”.

Ky komision hetimor, do të merret edhe më hetimin e presidentit të vendit, dhe në rast se ka tejkaluar kompetencat e parapara me kushtetutë, atëherë deputetët nga subjektet opozitare do të dërgojnë Thaçin në Gjykatë Kushtetuese me qëllimin që ta shkarkojnë nga posti i të parit të vendit.

Por, sa mund të ndodhë një gjë e tillë? A mund të shkarkohet Thaçi nga posti i presidentit?

Lidhur me këtë, analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në Kosovë, Haki Abazi, thotë se kryeprokurori duhet ta arrestojë Thaçin.

Abazi ka treguar se çfarë sinjali do t’i dërgohej botës me këtë.

Image
Haki Abazi

“Ajo që duhet bërë mendoj është që parlamenti të kërkojë nga kryeprokurori që të arrestojë Thaçin për këtë shkelje kushtetuese sepse në këtë formë do të ruhen përcaktohet njëherë e mirë standardi i respektimit të ligjeve dhe kushtetues, do te përmirësohej në masën që lejon situata e krediblitetit të shteti ndaj respektimit e konventave ndërkombëtare, do te dërgohej sinjali në Bruksel dhe Uashington por edhe shtetet tjera se Kosova është e përkushtuar në respektimin e proceseve integruese dhe nuk lejon qe askush te luaj me perspektiven e saj euroatlantike”, ka thënë Abazi për gaztën “Bota sot”.

Sipas tij, në kuvend duhet të unifikohen qëndrimet dhe që Kuvendi mos të lejojë tejkalimin e  kompetencave nga askush.

“Përkundër faktit që është e qartë tanimë që Thaçi ka qenë planifikuesi dhe urdhërdhënësi për kapjen e qytetarëve Turq, mendoj është e mire që të formalizohet procesi, të unifikohen qëndrimet në parlament dhe te bëhet e qartë që parlamenti nuk do të lejojë abortimin e institucioneve dhe kalimin e kompetencave të askujt. Kosovës dhe zbatuesve të ligjit nuk duhet të ju interesojë se si janë marrëdhëniet ndërmjet partive politike dhe fraksioneve të ndryshme nëpër botë përfshirë këtu edhe Turqinë”, shprehet Abazi.

“Njerëzit e zgjedhur dhe ata që paguhen nga taksat qytetare janë të obliguar me ligj të zbatojnë ligjin. Unë mendoj që hetimet duhet të zgjerohen në drejtim të: Thaçit, Lekaj, Ministrit të Punëve të Brendshme, Drejtorit të policisë ne veçanti dhe drejtorit të AKI”, përfundon Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat