Dyshime mbi librin e Thaçit: I ndërtuar mbi gënjeshtra dhe sajesa që të përvetësojë historinë e Kosovës

Politika

Dyshime mbi librin e Thaçit: I ndërtuar mbi gënjeshtra dhe sajesa që të përvetësojë historinë e Kosovës

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 5 prill 2018 Në ora: 22:58
Hashim Thaçi

Opinionisti dhe analisti politik Nexhat Haziri, ka thënë se Prokuroria e Shtetit, duhet të nis hetimet ndaj presidentit Hashimm Thaçi për librin e tij autobiografik “Shteti i ri – burrështetas modern”.

Ai ka akuzuar Thaçin se ka paguar librin me paratë e taksapaguesve të Kosovës në mënyrë të kundërligjshme.

“Natyrisht që Prokuroria e shtetit duhet t’i fillojë hetimet, sidomos pasi doli në publikim një letër e avokatit britanik Geoffrey Nice , të cilën ia ka nisur Qeverisë së Kosovës, ku ai e tregon një histori negative në të cilën është i përfshirë Presidenti Thaçi dhe ekipi i tij, duke mos ia shlyer borxhin prej 500.000 eurove, për një pjesë të librit biografik “Shteti i ri - burrështetas modern". Kjo lë për të kuptuar se ky libër i inicuar nga vet presidenti Thaçi është paguar me paratë e taksapaguesve kosovar në mënyrë të kundërligjshme”, është shprehur Haziri.

Image
Nexhat Haziri

Haziri më tej ka thënë për gazetën “Bota sot”, se libri për presidentin e Kosovës, është I ndërtuar mbi gënjeshtra dhe sajesa, vetëm që “ai të përvetësojë një pjesë të historisë së re të Kosovës”.

“Përveç që është një libër i ndërtuar mbi gënjeshtra dhe sajesa, për të përvetësuar gjithë këtë pjesë të historisë së re të Kosovës që nisë rrugëtimin nga vitet ’90 e deri më tani, presidenti del edhe si mashtrues dhe manipulues jo vetëm me paratë e shtetit dhe e qytetarët e vendit, por edhe si mashtrues në raport me njerëzit të cilët i kishte angazhuar për t’ia hedhur në letër gënjeshtrat dhe manipulimet e tij, siç është rasti me avokatin Nice”, ka pohuar Haziri.

Ai është shprehur pesimist se prokuroria mund të nisë hetimet në lidhje me këtë çështje, për shkak se siç ka thënë ai, ky institucion “punon nën diktatin e Thaçit”.

“Kur kemi parasysh se Prokuroria e shtetit është nën diktatin e Thaçit dhe shpurës së tij kriminale, vështirë të mendohet se kjo Prokurori mund të nisë ndonjë hetim lidhur me këtë çështje”, ka shtuar për analisti politik Nexhat Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat