Avokati i njohur “godet” keq liderët e Kosovës, zbulon planin e Serbisë për Asociacionin

Politika

Avokati i njohur “godet” keq liderët e Kosovës, zbulon planin e Serbisë për Asociacionin

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 6 prill 2018 Në ora: 12:27
Tomë Gashi

I ashtuquajturi Drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ditë më parë ka thënë se Serbia do ta mbështes komunitetin serb në Kosovë që të formojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

 “Nuk do ta formojmë një Asociacion që do të jetë bosh (pa kompetenca), nuk do ta shikoni atë film”, ka thënë Gjuriq.

Lidhur me këtë deklaratat e Gjuriqit, dhe formimin e asociacionit të komunave serbe në Kosovë, avokati i njohur, Tomë Gashi ka thënë se deklaratat e Gjuriqit sigurisht që janë mirë të menduara duke parë se çfarë udhëheqësish të lartë shtetëror dhe politik ka Kosova.

“Duke e parë se këta burrështetasit tanë janë mësuar nga kushedi kush që një skandal ta mbulojnë me një tjetër, dhe pastaj për të mbetur në pushtet janë në gjendje të bëjnë jo vetëm lëshime ndaj Serbisë, siç kanë bërë lëshime në dëm të Kosovës që nga fillimi i negocitave me Serbinë për çështjet tona të brendshme dhe në dëm të shtetit të Kosovës. Dhe duke e ditur se këta udhëheqësit tanë bëjnë favore edhe shtetit të Turqisë duke vepruar në dëm të interesave tonë kombëtare dhe shtetërore dhe në kundërshtim me të drejtat ligjore, të garantuara me kushtetutë dhe me të gjitha normat ndërkombëtare me të vetmin qëllim të mbesin në pushtet”, ka thënë Gashi.

Sipas avokatit Gashi, këta ‘burrështetas’ dhe politikan të nivelit të lartë të Kosovës nuk do duhej të shkelin mbi kushtetutën e vet, pra në Kushtetutën e Kosovës.

“Por rreziku është se nëse e bëjnë edhe këtë lëshim në dëm të Kosovës dhe në favor të Serbisë atëherë Kosova do të bllokohet totalisht. Do të bëhet shtet jofunksional dhe do të fillon bosnjëzimi  i Kosovës. Dhe ne do ti japim Serbisë me shumë se sa edhe Milosheviqi ka kërkuar ai por edhe pasuesit e tij kanë kërkuar haptas ndarjen e Kosovës. Dhe atëherë nëse kjo realizohet në paqe pas 19 vitesh të çlirimit nga Serbia. Madje edhe pas 10 vitesh Pavarësi, po ashtu lind pyetja se pse luftuam si Kosovë, pse u vranë mbi 15 mijë civil, e u dogjën të gjallë nga Serbia, u vranë e u masakruan, e u shkatërrua e gjithë Kosova. Dhe për çfarë që të ndahet Kosova në dysh, apo që të jetë në paqe? Me plot bindje ju them se nëse do të ndodh kjo gjë, do të jetë edhe fundi i sovranitetit dhe Pavarësisë së Kosovës, sepse do të cenohej herët a vonë sovraniteti territorial i Republikës së Kosovës”, ka thënë avokati Gashi.

Sipas tij, po ashtu askush nuk do të ketë fuqi më ta ndal këtë hov të Serbisë, dhe pastaj këto pjesë që do të jenë me shumicë serbe, si asociacion me kompetenca të gjysmës të shtetit që ti bashkohet Serbisë në të ardhmen.

“Ky është plani i Serbisë që në një të ardhme asosacioni me komuna serbe ti bashkohet Serbisë, e posaçërisht pjesa veriore e cila edhe sot është vetëm formalisht e Kosovës sepse atje në fakt sundon dhe vepron Serbia si shtet. Kjo u vërtetua më së miri me rastin e arrestimit të Gjuriqit me njësitë elite të Policisë së Kosovës, ku të gjitha njësitë speciale dhe i tërë arsenali policor i Kosovës u përdor për arrestimin e një personi, që në kushte normale do të mjaftonin ndoshta jo një por dy polic të rëndomtë”, ka thënë avokati Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat