Dëbimi shtetasve turq, Kosova do të ndëshkohet nga BE

Politika

Dëbimi shtetasve turq, Kosova do të ndëshkohet nga BE

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 6 prill 2018 Në ora: 18:00
Shtetasit turq te arrestuar dhe te deportuar

Analisti politik, Faik Krasniqi ka komentuar për “Bota sot” deklaratën e zëvendëskryeministrit të Turqisë, Bekir Bozdag, i cili ka thënë se do të vazhdojë me operacione "të ngjashme si në Kosovë". 

Image
Faik Krasniqi

Krasniqi ka thënë, se dëbimi i gjashtë shtetaseve turq nuk do të mbetet pa u ndëshkuar nga ana e Bashkimit Evropian.

Për më tepër, ai ka thënë se nuk beson që do përsëriten më operacione të tilla në Kosovë

“Arrestimi dhe dëbimi i gjashtë shtetasve turq nga autoritetet e Kosovës në Turqi, s'do të ngelet pa ndëshkim nga ana e BE-së. Por nuk besoj që do përsëriten më operacione të tilla në Kosovë, siç ndodhi me arrestimin dhe dëbimin e gjashtë ''gylenistëve'' në Turqi”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai ka shtuar se nëse ndodh edhe njëherë një gjë e tillë vendi do të humbë përkrahjen e SHBA-së dhe shteteve të BE-së.

“Nëse ndodh edhe njëherë një gjë e tillë, atëherë me të vërtetë do ta humbim përkrahjen e SHBA-së dhe shteteve anëtare BE-së, dhe rruga drejt integrimeve euroatlantike do të na mbyllet përfundimisht”, ka përfunduar Krasnqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat