“Thaçi është një diktator”

Politika

“Thaçi është një diktator”

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 6 prill 2018 Në ora: 20:29
Hashim Thaçi

Prokuroria e shtetit ngriti sot aktakuzë për 11 zyrtarë të PDK-së të përfshirë në aferën “Pronto”, ku sipas prokurorisë ata kanë kryer vepër penale me keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Mirëpo, protagonistët kryesor të atyre përgjimeve telefonike, që ishin Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli nuk ishin në listën e emrave të prokurorisë.

E lidhur me këtë, publicisti i njohur dhe kryetar i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami, komentoi për “Bota sot” këtë vendim, duke thënë se ai kishte shkruar që nga 2004-ta se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli janë koka e krimit të Kosovës. Sipas tij, mos përfshirja e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit në aktakuzën e prokurorisë për aferën “Pronto”, tregon se nuk do të kemi një gjykim të drejtë dhe të pavarur.

Image
Gazmend Islami

“Që nga viti 2004 e deri më tani, kam shkruar se koka e krimit në Kosovës është Hashim Thaçi dhe ish shefi i SHIK-ut, Kadri Veseli, pra, ata kanë kontrolluar të gjithë strukturën e shtetit dhe ekonominë e vendit. Mos përfshirja e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit në aktakuzën e prokurorisë për aferën “Pronto”, tregon se nuk do të kemi një gjykim të drejtë dhe të pavarur. Unë mendoj se e vetmja shpresë për popullin shqiptarë është e djathta politike dhe bashkimi i njerëzve të sinqertë, në mënyrë që të largohet nga politika Hashim Thaçi dhe bashkëpunëtorët e tij që e kanë sjell Kosovën ku është sot”-thotë publicisti Islami.

Ai e quan Thaçin diktatorë dhe Kosovën si një vend diktatorial në krye me Thaçin, ndërsa mendon se protestat do t’i japin fund Thaçit dhe njerëzve të tij.

“Përderisa Thaçi të jetë president, Kosova do t’i ngjasojë vendeve si Koreja e Jugut, Venezuelës, Guantenamës dhe të gjithë vendeve që kanë diktatorë. Thaçi është një diktatorë i Kosovës që i ka sjell vetëm dëme shtetit dhe me të duhet të merret Gjykata, mirëpo pa u larguar ky njeri nuk mund të kemi Gjykata të drejta. Mendoj që protestat e fuqishme popullore do jenë varianti i duhur për t’i larguar këta njerëz nga pushteti”-përfundoi Islami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat