Detaje të reja nga kthimi i Isa Mustafës në Kosovë, flasin nga LDK-ja

Politika

Detaje të reja nga kthimi i Isa Mustafës në Kosovë, flasin nga LDK-ja

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 8 prill 2018 Në ora: 15:00
Isa Mustafa, LDK

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, mbrëmë është kthyer nga Gjermania, atje ku është trajtuar për disa javë me radhë, për shkak të gjendjes shëndetësore.

Lajmin e ka konfirmuar zyrtari i LDK-së Bajram Gecaj, në një prononcim për gazetën “Bota sot”. Gecaj ka thënë se kryetari Mustafa është mirë me shëndet.

Image
Bajram Gecaj

Mirëpo, sipas Gecajt, Mustafës i duhet ende kohë për të vazhduar me tretmanin mjekësor edhe për një kohë në Kosovë.

“Kryeministri Mustafa është kthyer dhe është mirë me shëndet, edhe pse, sipas instruksioneve të mjekut, ka nevojë të vazhdojë tretman edhe për një kohë në Kosovë”, ka deklaruar Bajram Gecaj për “Bota sot”.

Ndërkohë, burime të gazetës kanë bërë të ditur se ish-kryeministri i Kosovës, sot ka zgjedhur të kalojë kohën me familje. Po i njëjti burim, ka thënë se Mustafa do t’iu kthehet angazhimeve politike në ditët në vazhdim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat