Deklarata dyfytyrëshe e Hashim Thaçit

Politika

Deklarata dyfytyrëshe e Hashim Thaçit

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 10 prill 2018 Në ora: 10:34
Hashim Thaçi

Analisti politik, Faton Mehmeti po e konsideron si një njeri më dy fytyra presidentin e vendit sa i përket deklaratës së djeshme ndaj Serbisë.

I pari i vendit në një deklaratë në manifestimin “Ditët e Shqipes”, në Koshare, ka thënë se kërcënimeve të Serbisë do t’i përgjigjemi sikur në vitin 1998.

Por, Mehmeti thotë se presidenti i vendit është çdo ditë bënë marrëveshje me Serbinë në dëm të vendit, e në anën tjetër lëshon deklarata patriotike.

“Hashimi ndryshe flet e ndryshe vepron, njeriu që bën ditë e natë biznese me serbët dhe marrëveshje me Serbinë, flet me tone patetiste. Si duket e ka kuptuar Hashimi se populli ende po e " ha " patriotizmin dhe po luan me këtë logjike. Deklaratat e tij e djeshme është tipike Hashiminiane, e njeriut me dy fytyra”.

“Kjo dëshmon për mungesë e lidershipit dhe vizioni për të ardhmen e vendit, i cili është zhytur si mos më keq pikërisht nga kapja e shteti që Hashim me shokë i ka bërë vendit. Kur Hashim lëshon këso deklarata dihet se Kosovën e pret një e keqe pas, kësaj radhe si duket do të jetë Asociacioni, i cili do e legjitimon kantonizimin e vendit”.

Sipas Mehmeti, Thaçi do të mbetet në mend në histori për dëmet që ia ka bërë vendit.

Image
Analisti politik, Faton Mehmeti

“Të gjithë dëmet më të mëdha në historinë e saj Kosova i ka bërë Hashimi, i cili do t ë mbahet në mend si Esat Pasha. Besoj se sa më shpejt të mbaron koha e tij në politikë për vendin do të jetë më mirë, ky njeri që po e ndan vendin flet për patriotizëm. Mjerë Kosova në duart e kujt është”, shtoi Mehmeti.

Gazeta “Bota sot”, ka dërguar pyetje me shkrim për të marrë një qëndrim nga ky institucion lidhur me kritikat e analistëve ndaj presidentit Thaçi lidhur me deklaratën e djeshme, por askush nuk është përgjigjur.

Ndryshe, Thaçi prej vitit 2010 në cilësinë e kryeministrit ka filluar bisedimet me Serbinë, që ka sjellur në nënshkrimin e disa marrëveshjeve që po konsiderohen se e dëmtojnë vendin.

Njëra nga to, është ajo për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Marrëveshjen me Fusnotën, ku Qeveria e udhëhequr nga Thaçi pranon që Kosova të përfaqësohet në takimet rajonale me Rezolutën 1244, që Kosovën e njeh si pjesë përbërëse të Serbisë dhe opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Shpalljen e Pavarësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat