Lutfi Haziri flet për deklaratën e Thaçit, tregon rrugën që duhet ta ndjekin Kosova dhe Serbia

Politika

Lutfi Haziri flet për deklaratën e Thaçit, tregon rrugën që duhet ta ndjekin Kosova dhe Serbia

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 10 prill 2018 Në ora: 16:16
Lutfi Haziri

Gjatë homazheve në Varrezat e Dëshmorëve në Koshare, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmendi edhe kërcënimet e fundit që sipas tij po vinë nga Serbia, pavarësisht përpjekjeve për normalizimin e marrëdhënieve.

Por presidenti Thaçi, nga Kosharja, ka thënë se Kosova do t’i përgjigjet Serbisë dhe çdo kërcënimi nga ky shtet fqinj, ashtu si 19 vjet më parë, me pushkë.

“Edhe sot, Kosova dhe rajoni ballafahqohen me sfida derisa Kosova ndonjëherë edhe më kërcënime të drejtpërdrejta nga Beogradi.Përgjigja e shtetit të Kosovës është e qartë, çdo kërcënimi do t’i përgjigjemi, si i jemi përgjgjur më herët, 19 vjet më parë”.

Lidhur me këtë, nënkryetari i Lidhjes Demokratikë të Kosovës, njehërit kryetari i komunës se Gjilanit, Lutfi Haziri në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se më shumë po vërehet një konsum i brendshëm politik se instrument real.

“Paqja është e vetmja rrugë që Kosova dhe Serbia duhet me e pa në normalizimin e marrëdhënieve. Dialogu është instrumenti kryesor. Kufizimet në retorikë luftë nxitëse në Beograd dhe Prishtinë duhet të ndalen njëherë e përgjithmonë dhe duhet t’i japim shancë zgjidhjes së problemeve. Unë e shoh më shumë si konsum të brendshëm politik se sa si instrument real i cili i tensionon raportet, edhe ashtu shumë të tensionuara në mes Prishtinës dhe Beogradit”

Tutje Haziri ka komentuar edhe formimin e grupit të unitetit për dialogun me Serbinë, nismë kjo që u propozua nga presidenti Hashim Thaçi.

“Konsensusi politik për çështjet që janë në interes kombëtar duhet të jetë sa më gjerë dhe përfaqësimi duhet të jetë me legjitimitet. Natyrisht, Kushtetuta e definon qartë përfaqësimin e autoriteteve edhe në këtë raport, por duke e marrë parasysh sfidën e rëndë që e ka dialogu i Brukselit, duhet një konsensus i gjerë dhe roli i Kuvendit të Republikës si organi më i lartë kushtetues duhet të definohet qartë në këtë raport. Kjo është rruga në të cilën LDK e shef procesin e dialogut në Bruksel”, ka përfunduar Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat