Deputetja e VV-së flet për rrëzimin e qeverisë me LDK-në: Shpejt kjo qeveri bie...

Politika

Deputetja e VV-së flet për rrëzimin e qeverisë me LDK-në: Shpejt kjo qeveri bie...

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 10 prill 2018 Në ora: 20:43
Lëvizja Vetëvendosje

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci në një prononcim për “Bota sot”, tha se subjekti i saj gjithmonë ka qenë se qeveria aktuale duhet të shkojë në opozitë.

Sipas saj, qeveria Haradinaj vazhdimisht ka treguar veprime të cilat kanë qenë të dëmshme për vendin.

Image
Arbërie Nagavci

“Lëvizja Vetëvendosje e ka thënë gjithmonë se kjo qeveri duhet të shkojë, për shkak të skandaleve të vazhdueshme që i ka pasur, që prej themelimit të saj. Në fakt që prej vonesës dhe pritjes disa orë për ardhjen përfaqësuesve të Listës Serbe. Kjo tregon që ata vazhdimisht kanë tregu me veprime të cilat kanë qenë të dëmshme për vendin, prandaj arsyet për të shkuar në opozitë janë të shumta”, është shprehur Nagavci.

Tutje, ajo thekson se nëse edhe pjesa tjetër  e opozitës janë të gatshëm për të shkuar me mocion, mund të ndodh që shumë shpejt që qeveri aktuale  të bie.

“Ne kemi qenë pro këtij qëndrimi, urojme edhe subjektet tjera që janë deklaruar në këtë rast Lidhja Demokratike e Kosovës që është deklaruar se janë pro mocionit dhe ta kenë seriozisht ketë qasje, andaj ne si Lëvizje Vetëvendosje jemi të gatshëm dhe nëse edhe pjesa tjetër janë të gatshëm mund të ndodh shumë shpejt që kjo qeveri të bie”, përfundoi deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat