Partitë pro serbe në Mal të Zi përbëjnë rrezik për Kosovën

Politika

Partitë pro serbe në Mal të Zi përbëjnë rrezik për Kosovën

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 11 prill 2018 Në ora: 16:04
Ilustrim

Ardhja në pushtet e partive pro serb në Mal të Zi përbëjnë sfidë për shtetin e Kosovës. Kështu thotë njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare për “Bota sot”, Lirim Zorra.

“Padyshim se ardhja e partive pro serbe në pushtet në Malin e Zi herët apo vonë do të krijojë sfida për raportet midis Kosovës dhe Malit të Zi”, thotë Zorra për “Bota sot”.

Por sipas tij, këtë herë gjasat janë minimale që në zgjedhjet presidenciale që pritet të mbahen se shpejti në këtë shtet, t’i fitojë kandidati pro serb, Marko Millaçiq.

Image
Analisti politik, Lirim Zorra

“Sa i përket zgjedhjes se presidentit të këtij shteti, gjasat janë të vogla që kandidati i partive pro serbe të fitojë për disa arsye: e para Gjukanoviqit është kandidat i fortë dhe ka pas vete një armatë të tërë të partive politike, përfshirë edhe ato shqiptare. Pastaj, Gjukanovicin e mbështet dhe bashkësia ndërkombëtare, sepse ajo po dëshiron stabilitet në Malin e Zi. Andaj besoj edhe këto zgjedhje forcat pro serbe nuk do të fitojnë, mirëpo herët apo vonë ato do ta kenë shumicën në parlament për shkak të konsumit të partisë së qeverisë”, shtoi Zorra për “Bota sot”.

Zgjedhjet presidenciale në Malin e Zi, do të mbahen këtë të diele, ku do të garojnë gjithsej shtatë kandidatë.

Si kandidat preferit për të fituar votat, Millo Gjukanoviq me orientim pro perëndimor për të cilin edhe partitë shqiptare janë deklaruar se do ndikojnë tek elektorati shqiptar për fitoren e tij.

Nga ana tjetër, kandidati pro serb për president, Marko Millaçiq në një fjalim të tij elektoral në Beranë, ka deklaruar se me ardhjen e tij në pushtet njëri ndër vendimet e tij të para, do të jetë tërheqja e njohjes së Pavarësisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat