“Hashimi shantazhohet kollaj, Serbia po arrin qëllimet e saj”

Politika

“Hashimi shantazhohet kollaj, Serbia po arrin qëllimet e saj”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 11 prill 2018 Në ora: 18:04
Faton Mehmeti analist politik

Analisti politik Faton Mehmeti , duke folur lidhur me atë se a pritën kompromise të dhimbshme për Kosovën, sa herë që Serbia e kërcënon Thaçin, ka thënë se përfaqësimi i vendit në bisedimet me Serbinë nga njerëz të lidhur me krimin janë arsyeje të mjaftueshme që Kosova mos të përfitojë asnjëherë nga këto bisedime.

Image
Faton Mehmeti

“Derisa Thaçi përfaqëson Kosovën, asnjëherë Kosova nuk do të ketë përparim dhe rezultate pozitive. Andaj duke ditur se Hashimi shantazhohet kollaj, atëherë Serbia po e përdor këtë kartë për të arritur qëllimet e saj, që janë enklavizimi i Kosovës. Fatkeqësisht siç po shkojnë gjërat në Bruksel, Kosova do të jetë më keq se sa para 1999, e gjithë kjo me ndihmën e Thaçit”, ka thënë Mehmeti.

Ai ka thënë se Thaçi është njeri është i dëmshëm për vendin, andaj është i vetmi përmes së cilës Serbia arrin të realizojë synimet e veta.

“Kosova duhet stopoj bisedimet me Serbinë, për të ndryshuar përfaqësimi dhe strategjia, ndryshe do rrezikojmë të humbasim shumë”, ka thënë analisti politik Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat