Kundërpërgjigjet nënkryetari i LDK-së: Shpifjet e qarqeve të caktuara nuk mund të na ndajnë

Politika

Kundërpërgjigjet nënkryetari i LDK-së: Shpifjet e qarqeve të caktuara nuk mund të na ndajnë

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 13 prill 2018 Në ora: 18:19
LDK

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova, ka komentuar për “Bota sot” lajmet të cilat thonë se LDK është ndarë në katër grupe dhe ka probleme e mosmarrëveshje brenda partisë.

Sipas Rugovës, LDK-ja aktualisht është bërë cak i shpifjeve të medieve dhe qarqeve të caktuara që për qëllim kanë dezinformimin e publikut kinse LDK-ja është ndarë, e kjo krejt bëhet me qëllim të dobësimit të LDK-së, pasi po ju pengon forcimi dhe uniteti i kësaj partie.

Image
Haki Rugova

“Në LDK nuk ka ndarje dhe kjo nuk është aspak e vërtetë. Janë mediet të caktuara dhe qarqet e caktuara që i pengon forcimi dhe unifikimi i LDK-së tani që është grupi më i madh parlamentar dhe partia me forcën më të madhe popullore në Kosovë prej zgjedhje lokale dhe shpifjet e tyre nuk na dobësojnë. Prandaj, janë qarqe të njohura që e kanë goditur LDK-në me shpifje qe shumë vite dhe ju konvenon dobësimi i LDK-së me gjoja mospajtime brenda partisë sonë. Forumet, kryesia, deputetet dhe të gjithë strukturat e LDK-së, çdo vendim që kanë marrë, e kanë bërë me konsensus të plotë, pra, në bashkëpunim me lidershipin e LDK-së. Këto shpifje janë bërë me qëllim që ta shpërqendrojnë vëmendjen e opinionit nga qeveria aktuale e cila nuk po tregon punë efektive, nuk i ka numrat dhe është një qeveri e dobët. Nuk ka asnjë plasaritje të vetme apo mosmarrëveshje brenda LDK-së. Ne jemi më unifikues se kurrë dhe më të gatshëm se kurrë që të hyjmë në zgjedhje dhe të dalim si parti më e madhe në vend”-tha Haki Rugova për “Bota sot”.

Ai thekson edhe njëherë se zgjedhjet e brendshme të partisë do të mbahen në vitin e ardhshëm.

“Ne jemi parti më e madhe, me njerëz intelektual, njerëz të dëshmuar, kemi politikan që kanë mbështetje elektorale dhe thjeshtë vitin tjetër mund të bisedojmë për zgjedhjet e brendshme brenda partisë”- përfundoi Rugova për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat