Avdullah Hoti: LDK e bashkuar si në kohën e Rugovës

Politika

Avdullah Hoti: LDK e bashkuar si në kohën e Rugovës

Suzana Rugova Nga Suzana Rugova Më 13 prill 2018 Në ora: 20:41
Lidhja Demokratike e Kosoves

Lajmi që ka qarkulluar në mediet online duke thënë se Lidhja Demokratike është ndarë në katër grupe dhe ka probleme e mosmarrëveshje brenda partisë, po del të jetë i pa vërtetë.

Madje, këtë e ka konfirmuar edhe Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti.

Hoti në një prononcim për gazetën ‘’Bota sot’’ ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka qenë asnjëherë më e bashkuar.

‘’LDK është kthyer si në kohën e Rugovës. Kohëzioni i brendshëm nuk ka qenë asnjëherë më i fuqishëm’’, ka thënë Hoti.

Tutje, deputeti thekson se nuk ka dhe as nuk do të ketë në të ardhmen përçarje brenda partisë.

‘’Nuk ka dhe as nuk do të ketë asnjë përçarje’’, përfundon Hoti për gazetën ‘’Bota sot’’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat