Nga Gjykata Speciale deklarohen për aktakuzat dhe arrestimet e para

Politika

Nga Gjykata Speciale deklarohen për aktakuzat dhe arrestimet e para

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 13 prill 2018 Në ora: 22:07
Gjykata Speciale

Tashmë kanë kaluar tre vite që kur Gjykata Speciale është themeluar nga Kuvendi i Kosovës. Kjo gjykatë do të hetojë krimet e ndodhura në Kosovë në periudhën 1998-2000.  Ushte 3 gushti i vitit 2015, kur deputetët e parlamentit të Kosovës miratuan me shumicë votash ndryshimet kushtetuese, që kishin mundësuar themelimin e Gjykatës Speciale. 82 deputetë kishin votuar pro Gjykatës, 5 ishin kundër dhe një abstenoi.

Aktakuzat dhe arrestimet nga kjo Gjykatë tashmë ka kohë që janë paralajmëruar, por një gjë e tillë tash e tri vite ende nuk ka ndodhur.

Zyra e Prokurorisë Speciale nuk ka dhënë detaje për kohën se kur mund të ngritën aktakuzat e para nga Gjykata Speciale.

Duke folur rreth asaj se çfarë po ndodhë me Gjykatën Speciale dhe se pse deri më tani nuk ka filluar ngritja e aktakuzave dhe arrestimeve, ChristopherBennett nga kjo zyrë ka thënë se  zyra e Prokurorit të Specializuar vazhdon hetimet e saj aq efektshme dhe aq shpejt sa mundet, por që nuk jep asnjë informatë tjetër.

“Zyra e prokurorit special nuk jep informacion për statusin e hetimeve për arsye profesionale, etike dhe ligjore. Për këtë arsye, unë nuk mund t’ju jap ndonjë informacion mbi atë se kush, çfarë ose kur do të ngrihen akuzat”, ka thënë Bennett.

Ndërsa, nga Zyra e Dhomave te Specializuara, thonë se ngritja e aktakuzave i takon Prokurorit të Specializuar.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë filluar punën tashmë për njëfarë kohe dhe janë plotësisht funksionale në aspektin gjyqësor që nga 5 korriku i vitit të kaluar, me hyrjen në fuqi të Rregullores së Procedurës dhe të Provave. Duke filluar nga korriku 2017, i takon Zyrës së Prokurorit të Specializuar që të ngrejë akuza”, thuhet në përgjigjen e zyrtareve nga Zyra e Dhomave të Specializuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat