“Nëse Haradinaj shkarkon ministrat e akuzuar, mund të bie Qeveria”

Politika

“Nëse Haradinaj shkarkon ministrat e akuzuar, mund të bie Qeveria”

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 14 prill 2018 Në ora: 14:46
Ramush Haradinaj

Pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është deklaruar se nuk do të ndërmerr masa ndaj ministrave Pal Lekaj, Besim Beqaj e Valdrin Lluka deri sa të ketë një vendim nga Gjykata.

Këtë deklaratë, Haradinaj e ka bërë pas mbledhjes së Qeveris,  ku është bërë miratimi i projekt kodin penal të Kosovës, i cili parasheh që gjithë zyrtarët publik që akuzohen për korrupsion t’iu ndalohet ushtrimi i funksionit publik në rast të aktgjykimit përfundimtar.

Ndër tjerash, ai ka thënë se askush nuk është i mbrojtur nga ligji pasi që edhe në kabinetin qeveritarë janë ngritur aktakuza.

“Vet shpallja e aktakuzave ndaj kujtdo qoftë, në këtë rast po e dëshmon njëfarë niveli tjetër për rend dhe ligj. Mirëpo edhe veprimi për shpallje të aktakuzave janë bazuar në ligj. Një aktakuzë, një Gjykatë ose një institucion ligjor nuk e ka shqyrtuar pra, është e hershme marrja e vendimeve në nivelin tonë lidhur me këtë. Mos harroni faktin se po ngritën këto aktakuza edhe ai fakt flet, pra janë ngritur aktakuza për anëtarë të kabinetit qeverisës, pra s’qenka askush i privilegjuar, a i mbrojtur a  përjashtuar nga mundësia e shqyrtimit ligjor, por edhe veprimi ynë duhet të bëhet në bazë të ligjit, pra t’ia japim mundësinë ligjore një Gjykate që ta jep vlerësimin për këtë”, tha Haradinaj.

Image
Nexhat Haziri

Lidhur me këtë deklaratë të Haradinajt, analisti politik, Nexhat Haziri është deklaruar se nuk pritet ndonjë veprim pas që dihet se kasta politike janë të jetë.

“Pse duhet të pritet që kryeministri Haradinaj të vepronte ndryshe më këta ministra të cilëve u janë ngritur akuzat, kurë dihet mirë se e tërë kjo kaste politikanësh që po e qeverisë Kosovën janë të njëjtë. Dhe sit ë tillë këta e shantazhojën njeri-tjetrin në stilin “nëse ti mua, edhe unë ty” Megjithatë mos shkarkimi i tyre pas ngritjes së akuzave, është bërë me qëllim për të bërë presion ndaj gjykatave lidhur me këto procese dhe nuk është befasi, që këto të përfundoj me të ashtuquajturin “mungesë provash”, ka thënë Haziri.

Po ashtu, ai ka shtuar se shkarkimi i ministrave nga partitë tjera me të cilat është në koalicion mund të vij deri tek rënia e Qeverisë.

“Pastaj mos veprimi i kryeministrit Haradinaj, lidhet po ashtu me mungesën e autoritetit të tij tek ministrat që vijnë nga partnerët qeveritar, dhe shkarkimi eventual I ndonjërit jashtë partisë së tij politike, mund të vijë deri te rënia e qeverisë, si reagim nga partia të cilës i takon ministri i shkarkuar. Andaj më e mira do të ishte, për vetë Haradinajn por edhe për Kosovën, që kjo qeveri të cilën e udhëheq ai të vetshkarkohet sa më parë”, ka përfunduar Haziri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat