Eksperti i sigurisë tregon si mund të tërhiqen fletarrestet e Serbisë për shtetasit e Kosovës

Politika

Eksperti i sigurisë tregon si mund të tërhiqen fletarrestet e Serbisë për shtetasit e Kosovës

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 14 prill 2018 Në ora: 22:36
Interpol

Kosova gjatë këtij viti pritet të jetë anëtare e organizatës më të madhe të policisë në botë, INTERPOL. Por, gjersa Kosova është duke pritur, Beogradi kishte paralajmëruar për kthimin e emrave të shumë qytetarëve të Kosovës në listën e personave të kërkuar.

Në mesin e atyre që u janë kthyer emrat në këto lista, janë edhe presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Serbisë, Nebojsha Stefanoviq.

Sipas tij, akuzat e organeve të Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës janë rikthyer tashmë në sistemin e INTERPOL-it.

Eksperti i sigurisë Drizan Shala, thotë se Kosova duhet t’i shfrytëzoj antarët e përhershme që kanë ndikim, në mënyrë që të tërhiqen këto fletarreste.

Image
Drizan Shala

Shala pohon për “Bota sot”, se Kosova do ta ketë Serbinë si pengesa më e madhe për të larguar fletarreste me karakter politik, siç janë ata që lidhen me veprimtarinë e UÇK-së.

“Kosova gjatë konferencës së ardhshme në këtë vit 2018 do të jete në agjendën e Interpolit, por nga sulmi diplomatik nga ana e shtetit të Serbisë mund të konkludojmë që Kosova do ketë një pengesë në të drejtën ndërkombëtare për të larguar fletarreste me karakter politik siç janë të lidhur me veprimtarinë e UÇK-së. Prandaj,  institucionet zbatuese të ligjit duhet që të shfrytëzojnë antarët e përhershme dhe që kanë ndikim siç janë Gjermania, Britania, Italia të tërhjeken këto fletareste dhe kështu mos t’i ipet mundësi Serbis të mund të ndikojë raste president në të drejtën ndërkombetare të arrestimit. Kosova ka një Njësitë për Koordinim Ndërkombëtar për Zbatim të Ligjit – ILECU, në kuadër të Policisë së Kosovës e cila e luan rolin e Interpolit, por e cila duhet të shfrytëzojë UNMIK-un për të komunikuar me Interpolin për të futur persona në kërkim apo larguar ata”, thekson Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat