Mos zbatimi i marrëveshjeve të Brukselit, i jep notë të keqe Kosovës

Politika

Mos zbatimi i marrëveshjeve të Brukselit, i jep notë të keqe Kosovës

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 16 prill 2018 Në ora: 16:19
Ilustrim

Profesori i integrimeve evropiane, Avni Mazrreku në një prononcim për “Bota sot” thotë se Kosova mund të vlerësohet negativisht në Raportin e Progresit sa i përket zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruar me Serbinë në negociatat e Brukselit.

“Bisedimet me Serbinë nuk janë çështje të atributit të vlerësimit të raportit të progresit, por aty është një kapitull politik apo pjesë politike, e cila i trajton në njëfarë dimensioni tjetër pak ma politik të Kosovës. Normalisht që në kuadër të këtij kapitulli do të identifikohet edhe kjo çështja e implementimit të marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thotë Mazrreku për “Bota sot”.

Image
Profesori i integrimeve evropiane, Avni Mazrreku

Ndryshe, nesër pritet të publikohet Raporti i Progresit nga ana e Komisionit Evropian ku vlerësohet progresi i Kosovës gjatë vitit të kaluar.

Por, Anëtari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, Eduard Kukanit, ka deklaruar se Kosova, nuk duhet të pres raporte pozitive nga Komisioni Evropian këtë vit.

Në mesin e fushave që Kosova ka ngecur sipas Kukan, është stagnimi i Kosovës në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat