Raporti i Progresit për Kosovën, këto janë kriteret kryesore të kualifikimit negativ - Bota Sot
Raporti i Progresit për Kosovën, këto janë kriteret kryesore të kualifikimit negativ

Politika

E hënë, 16 korrik 2018

Raporti i Progresit për Kosovën, këto janë kriteret kryesore të kualifikimit negativ

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 16 prill 2018 Në ora: 21:05
Ilustrim

Raporti i Progresit për Kosovën nga Komisioni Evropian, do të publikohet nesër, mirëpo një pjesë e këtij raporti është publikuar në mediat e Kosovës sot.

Në Raport janë përmendur ngecja e reformave, konstituimi i vonshëm i Kuvendit dhe i krijimit të Qeverisë. Po ashtu, kritika të ashpra ka edhe për tentimin e shfuqizimit të Gjykatës Speciale.

Njohësi i integrimeve evropiane, Sami Blakaj, thotë se Kosova në tri kritere kryesore është kualifikuar jo mirë.

Blakaj pohon se një kualifikim i tillë ka qenë i pritur, duke pasur parasysh disa faza që ka kaluar Kosova.

Image
Sami Blakaj

“Raporti i Progresit për Kosovën sigurisht që pasqyron gjendjen reale, nëpër të cilën po kalon Kosova. Vlerësimi i Komisionit Evropian mbështetet në tri kritere kryesore: kriteri politik, ekonomik dhe ai juridik. Në të tri drejtimet Kosova është kualifikuar jo mirë, për të mos thënë është kualifikuar negativisht. Në fakt një kualifikim i tillë ka qenë i pritur, marrë parasysh këtu mungesën e formimit të institucioneve shtetërore për muaj të tërë, kaosin e ndërveprimit institucional si dhe jo stabilitetin e institucioneve të Kosovës. Poashtu mjegulla ligjore në vend, mos përfillja e procedurave të ligjit, tentimi për zhbërjen e Gjykatës Speciale nga një pjesë e ligjvënësve tanë si dhe veprime të ngjajshme që kanë të bëjnë me mos sundimin e ligjit, kanë bërë që Kosova të vlerësohet negativisht nga ana e institucioneve të BE-së”, thekson Blakaj.

Në raport të Progresit, kërkohet që Kosova të përmbushë marrëveshjet e nënshkruara në dialogun me Serbinë në Bruksel, me prioritet Asociacionin e Komunave Serbe, gjithashtu Kosova duhet të vazhdojë edhe të intensifikojë pjesëmarrjen në dialogun me Serbinë.

Sipas Blakajt, këto vërejtje nuk duhet që të adresohen vetëm tek pala e Kosovës, por e njëjta kritik duhet t’i faturohet edhe Serbisë.

Ndërkaq, Asociacioni i Komunave Serbe duhet të formohet në harmoni me kushtetutën e vendit, sipas Blakajt.

“Raportit i Progresit gjithashtu flet për përmirësimin e dialogut me Serbinë dhe kjo vërejtje ka të bëjë ndër të tjera me marrëveshjet e negociuara dhe nivelin e moszbatueshmërisë së tyre. Sigurisht që kjo vërejtje nuk është dhe nuk duhet drejtuar vetëm palës së Kosovës, por e njëjta kritik i faturohet edhe Beogradit zyrtar. Edhe formimi i Asociacionit të Komunave Serbe zënë vend në raportin vlerësues të KE-së, ku më këtë rast për Bashkimin Evropian e rëndësishme është që Kosova të shënojë përparim dhe sa më parë të formojë asociacionin. Në këtë drejtim mendoj se asociacioni i komunave serbe duhet formuar, por se i njejti duhet të jetë në harmoni të plotë me Kushtetutën e vendit, respektivisht me vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, përfundon Blakaj.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test