Deputeti i VV-së tregon se a duhet të shkarkohen ministrat me aktakuzë

Politika

Deputeti i VV-së tregon se a duhet të shkarkohen ministrat me aktakuzë

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 17 prill 2018 Në ora: 10:27
Ilustrim

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi në një prononcim për “Bota sot”, thotë se duhet të shqyrtohet ligji në fuqi sa i përket kërkesës së shkarkimit të ministrave të Qeverisë Haradinaj.

“Nëse ligji nuk parasheh shkarkimin duhet të ndodh shkarkimi ndaj ministrave me aktakuzë, por nëse ligjet nuk parashohin shkarkim, atëherë unë jam vetëm për respektimin e ligjeve. Unë nuk jam jurist, por më sa e di unë aktakuza nuk të bën me automatizëm fajtor”, thotë Kurteshi për “Bota sot”.

Image
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi

Ndryshe, në qeverinë aktuale, të udhëhequr nga Ramush Haradinaj, aktualisht janë tre ministra, të cilëve u janë ngritur aktakuza.

Bëhet fjalë për ministrat Pal Lekaj, Besim Beqaj dhe Valdrin Lluka.

Nga ana tjetër, kryeministri Haradinaj ka thënë se nuk mund të shkarkojë vartësit e tij, pa një vendim të prerë të gjykatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat