Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa për shkaqe shëndetësore ishte distancuar për disa muaj nga udhëheqja e LDK-së.
Ky largim bëri që të ketë ‘’rebelime’’ brenda partisë. Ani pse pati zëra se ka përçarje brenda LDK-së, zyrtarët e kësaj partie vazhdimisht e mohojnë këtë gjë.
Edhe deputeti nga LDK, Arben Gashi në një prononcim për gazetën ‘’Bota sot’’, e ka mohuar se ka përçarje.
‘’Nuk është e vërtetë’’, është përgjigjur shkurt Gashi pa dashur të flas më shumë rreth kësaj teme.