“Demarkacioni e dogji Haradinajn”

Politika

“Demarkacioni e dogji Haradinajn”

Suzana Rugova Nga Suzana Rugova Më 18 prill 2018 Në ora: 21:15
Qeveria PANA-Lista Serbe

Qeveria e koalicionit PANA-Lista Serbe dita-ditës po e dëshmon se nuk është e gatshme për sfidën që e ka marrë mbi supe.

Analisti politik, Florim Rrudhani në një prononcim për gazetën ‘’Bota sot’’ thekson se qytetarët e Kosovës po maltretohen me zgjedhjet e shpeshta që po mbahen në vend.

Tutje, Rrudhani thotë kryeministri Haradinaj nuk i ka përmbushur pritshmëritë e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

‘’Kosova dhe qytetarët e Kosovës për më pak se një vit kanë dal nga zgjedhjet nacionale, qeveria e kryeministrit Ramush Haradinaj nuk i ka përmbush pritshmëritë e qytetarëve deri tani. Premtimet e tyre nuk duken që do të realizohen si për shembull papunësia,  liberalizimi i vizave brenda tre muajve, dhe mos trajtimi i prioriteteve parësore për qytetaret e Kosovës zhvillimi ekonomik, mirëqenia sociale, dhe lufta kundër korupsionit.  Qeveria aktuale nuk ka duar të pastërta, kemi aktakuza nga "Prokuroria e Kosovës" për dy ministra për keqpërdorim të detyrës zyrtare, Pal Lekaj dhe Besim Beqaj të cilët as nuk japin dorëheqje si akt moral dhe obligim por as nuk shkarkohen nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj”, ka thënë ai.

Sipas tij, në këtë kontekst këndvështrimi i qytetarit vlerëson këtë qeveri si vazhdimësi të qeverive të kaluara.

Image
Florim Rrudhani

“Qeveria tash është me 52 deputet, pra nuk e ka shumicen në Parlamentin e Kosovës. Në deklarata zyrtare subjektet politike si LDK dhe Vetëvendosje dy subjektet opozitare në Parlamentin e Kosovës po kërkojnë zgjedhje. Është demokratike kërkesa e tyre për të shkuar në zgjedhje, por nuk duket që e kanë seriozisht që të shkojnë në zgjedhje Lidhja Demokratike dhe Lëvizja Vetëvendosje. Jam skeptik që këtë vit do të ketë zgjedhje nacionale në Kosovë për shumë arsye, kjo qeveri duhet ta implementoj Anotacionin e Komunave Serbe, dhe Gjykatën Speciale kur të ngrit aktakuzat e para, që situata të mos eskalojë”.

“Hipotetike nëse shkohet në zgjedhje këtë vit mund të kemi rotacion në qeveri, por jo zgjidhje për problemet reale të Kosovës siç janë papunësia dhe mirëqenie dinjitoze për qytetarët e Kosovës.  Mendoj që kjo qeveri duhet akoma të qëndroj që Ramush Haradinaj të kuptoj se Kosova më nuk i ka borgj, po ai do t’i ketë borgj Kosovës nëse nuk realizon premtimet që ka bërë para qytetarëve. Mendoj se politikisht është djegur me votimin e demarkacionit dhe tash votimin e komunave me shumicë Serbe”, ka përfunduar Rrudhani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat