Analisti i njohur tregon se pse Vettingu frikëson politikanët e Kosovës

Politika

Analisti i njohur tregon se pse Vettingu frikëson politikanët e Kosovës

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 19 prill 2018 Në ora: 21:56
Ilustrim

Vettingu nuk është zgjidhje për Kosovën. Kështu të paktën ka deklaruar ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, në Kuvendin e Kosovës.

Gjithashtu, ai  ka thënë se duhet të bëhet rritja e numrit të gjyqtarëve para fillimit të këtij procesi.

“Vettingu nuk mendoj që është zgjidhje për Republikën e Kosovën, ne duhet të rrisim numrin e gjyqtarëve, kemi më së paku në rajon, zgjidhje kemi 125 gjyqtarë në 100 mijë banorë e Maqedonia ka 135 gjyqtarë për 100 mijë banorë”, ka theksuar Tahiri në Kuvendin e Kosovës.

Image
Blerim Burjani

Këto deklarata i ka komentuar njohësi i çështjeve politike dhe juridike Blerim Burjani, i cili ka thënë për gazetën “Bota sot”, se nuk është në interes që të bëhet Vetting-u,  pasi me vetingun nënkupton të bëhet verifikimi i të gjithë gjyqtarëve dhe të prokuroreve. “Kapja e drejtësisë është evidente  andaj nuk ka interesim as për vetingun, se me ligj të vettingut duhet të verifikohen të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët dhe kjo është e papranueshme për shumë  politikan të pëlqyer dhe të lidhur me disa gjyqtar dhe prokurorë që supozohet , andaj kjo tema e vettingut nuk është në interes  të partisë PDK që vlerësohet se qëndron para një drejtësia të kapur së paku kështu mendohet në opinion publik”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Më tutje, Burjani  ka shtuar se deri më tani nuk ka gjetur zbatim as kodi penal dhe se deri më tani nuk është dënuar ndonjë zyrtarë u lartë për veprimtari kriminale.

“Deri me tash as kodi penal nuk është zbatuar deri në fund e lëre me paralajmërime të tjera të bëra nga ky ministër  që përveç fjalëve të mëdha dhe të guximshëm që dihet edhe pse është ky guxim , për shkak se nuk do të zbatohet asnjë prej këtyre sanksioneve që përmenden deri me tash asnjë zyrtar i lartë nuk është dënuar për veprimtari kriminale. Kjo ka bërë që të mos ketë asgjë në këtë drejtim, përveç fjalëve të mëdha dhe veprimeve kurrfarë”, ka theksuar Burjani.

Për më tepër, ka shtuar se  as nga qytetaret e Kosovës as nga BE se nuk besojnë se funksionon shteti juridik.

“BE dhe qytetarët e Kosovës do të i besojnë vetëm punës së organeve  të drejtësisë nëse ndalet nepotizmi, korrupsioni , pabarazia kushtetuese e qytetareve para ligjit. Askush nuk beson në fjale të kota dhe boshe, pa rezultat , pa aktgjykime të formës së prerë  nuk ka besim as nga qytetaret e Kosovës as nga BE se në Kosovë funksionon shteti juridik”, ka përfunduar Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat