Rugova: Maxhuni u emërua për të qenë në shërbim të Thaçit dhe Haradinajt - Bota Sot
Rugova: Maxhuni u emërua për të qenë në shërbim të Thaçit dhe Haradinajt

Politika

E diel, 19 gusht 2018

Rugova: Maxhuni u emërua për të qenë në shërbim të Thaçit dhe Haradinajt

Suzana Rugova Nga Suzana Rugova Më 20 prill 2018 Në ora: 21:44
Kryeministri i Kosoves Ramush Haradinaj, Presidenti i Kosoves Hashim Thaçi dhe Shpend Maxhuni shef i AKI-së

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj, sot kanë emëruar drejtorin e ri të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Duke u bazuar në Ligjin për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, presidenti Thaçi dhe kryeministri Haradinaj, morën vendim për emërimin e Shpend Maxhuni, drejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Ky emërim sipas deputetit Naser Rugova nga Lidhja Demokratike e Kosovës po del të jetë i gabuar.

Rugova në një prononcim për gazetën ‘’Bota sot’’ thotë se emërimi i Shpend Maxhunit si shef i AKI-së  ia siguron partnerëve të koalicionit PANA-Lista serbe, kontrollin e këtij institucioni.

Image
Naser Rugova

‘’Është fakt që është detyrë me përgjegjësi ligjore e presidentit në koordinim me kryeministrin e vendit dhe ata e kanë bë këtë përzgjedhje . Konsideroj se drejtori i policisë së një shteti të emërohet në një post të tillë me përgjegjësi siç është AKI që është një institucion jashtëzakonisht I rëndësishëm për ruajtjen e rendit kushtetues dhe përkujdesjes nacionale të Kosovës. Nuk ka shumë shembuj të tillë të ngjajshëm që një drejtor policie të emërohet shef i agjencisë së inteligjentes sepse këto janë detyra të ndara, konsideroj që shefi i AKI-së duhet të jetë njeri me përvojë dhe me përgatitje akademike. Sipas mendimit tim emërimi i tij në këtë pozitë shihet si një kompromis politik për kontrollin e këtij institucioni nga partnerët e koalicionit qeverisës’’, ka thënë Rugova.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test