Vrasësit në institucione pengojnë zbardhjen e vrasjes së Ismet Rracit

Politika

Vrasësit në institucione pengojnë zbardhjen e vrasjes së Ismet Rracit

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 23 prill 2018 Në ora: 07:48
Imset Rraci

Po bëhen 17 vite që nga vrasja e ish Kryetarit të Komunës së Klinës dhe njërit nga themeluesit e LDK-së, Ismet Rraci.

Kjo vrasje, vazhdon të mos zbardhet sikurse edhe shumë të tjera që hyjnë në mesin e vrasjeve politike të pasluftës. 

Më 24 prill 2001, Rraci duke u nisur për në punë, ishte vrarë bë shkallët e banesës së tij nga persona që ende mbeten të panjohur.

Vrasja kishte ndodhur vetëm disa muaj pas vrasjes së zyrtarit tjetër të LDK-së, Xhemajl Mustafa, e cila mbetet ende enigmatike.

Pas vrasjes së Rracit, kishte folur edhe Ibrahim Rugova, atëkohë, Kryetar i LDK-së dhe i Kosovës. Kishte thënë se vrasja e Rracit kishte lidhje me fitoren e LDK-së në zgjedhjet e vitit 2000 kur kishte mundur partitë tjera.

Shumë zyrtarë të LDK-së, u vranë e u plagosën para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë.E  këto vrasje po e lëndojnë thellë imazhin e Kosovës, ndërsa, ndjenja më e keqe është se asnjëra prej tyre nuk është zbuluar. Këtë situatë e bënë më të rëndë edhe fakti që dyshimet janë të mëdha, se këto vrasje u bënë me qëllime politike dhe për pushtet.

Institucionet e papërgjegjshme për dy dekada

Së fundi,  sytë e të gjithëve po drejtohen nga Gjykata Speciale, e cila pritet shumë shpejt të fillojë punën e saj, ku ndër të tjera, pritet të merret edhe me këto vrasje.

Gazeta “Bota sot” i është drejtuar prokurorisë me pyetje me shkrim për tu informuar se deri ku kanë ecur hetimet për vrasjen e Isme tRracit, mirëpo prokuroria nuk ka kthyer përgjigje.

E në anën tjetër ish zyrtari i LDK-së, Skënder Zogaj, flet për “Bota sot” rreth vrasjes së Ismet Rracit dhe vrasjeve politike në përgjithësi, ku thotë se përvjetorët e vrasjes së atdhetarëve më të mirë demokrat shqiptar të Kosovës, janë dëshmia më e shëmtuar e qyqarllëkut të institucioneve tona të drejtësisë, e që sipas Zogajt, ato po dëshmojnë që janë të kapura nga strukturat kriminale.

Image
Skënder Zogaj

“Përvjetorët e vrasjes së atdhetarëve më të mirë demokrat shqiptar të Kosovës, janë dëshmia më e shëmtuar e qyqarllëkut të institucioneve tona të drejtësisë, të cilat duke mos u marrë me hulumtimin për zbardhjen e vrasjeve politike e kanë dëshmuar se janë pjesë të kapura nga strukturat e organizuara kriminale, e ndoshta edhe pjesë përbërëse e tyre, sepse, po të mos ishin, nuk do të mund të qëndronin kaq të papërgjegjshme qe dy dekada”- thotë Zogaj.

Sipas tij, Ismet Rracin e vranë për shkak se ishte i zëshëm dhe këmbëngulës kundër grupeve kriminale të mbeturinave Enveriane siç i quan Zogaj, ndërsa mendon se meqenëse drejtësia kosovare po hesht, del se, vrasësit janë në institucione dhe po e pengojnë zbardhjen e vrasjes se Ismet Racit dhe dhjetra patriotëve tjerë.

“Rast eklatant paraqet edhe vrasja e IsmetRacit, veprimtarit themeltar të LDK, luftëtarit çlirimtar dhe kryetarit të Komunës së Klinës, i cili është vra vetëm e vetëm pse ishte shumë i zëshëm dhe këmbëngulës kundër grupeve dhe pikëpamjeve kriminele të ca mbeturinave Enveriane dhe bashkëpunuese të armikut serb! Këtë të vërtetë e dinë të gjithë, prandaj, meqenëse drejtësia kosovare po hesht, del se, vrasësit janë në institucione dhe po e pengojnë zbardhjen e vrasjes sëIsmetRacit dhe dhjetëra patriotëve më të mirë, si Kolonel Ahmet Krasniqi, Xhemail Mustafa, Enver Malolu, Smajl Hajdaraj, Shaban Manaj, Tahir Zemaj, Sebahate Tolaj etj. etj. atdhetarë të devotshëm” - u shpreh Zogaj.

Islami: Vrasjet tregojnë fuqinë që kishin grupet kriminale të dala nga lufta

Image
Gazmend Islami

Ndërsa, kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat dhe publicisti i njohur, Gazmend Islami, thotë se vetë fakti që vrasjet i janë bërë në vetëm një subjekti politik,tregojnë më së miri se kush ishin ata të cilët i kanë kryer këto akte të tmerrshme, e gjithashtu edhe vrasjen e Ismet Rracit, e cilëson tronditëse për gjithë popullin shqiptarë.

“Vrasjet e orkestruara vetëm drejt një subjekti politik, tregojnë më së miri se kush ishin ata të cilët i kanë kryer këto akte të tmerrshme. Edhe vrasja e Isme tRracit, ishte dhe mbetet një vrasje tronditëse për gjithë popullin shqiptarë, sepse po tregonte se Kosova pas përfundimit të luftës po shkonte drejt një diktature të tmerrshme, pra po shkonte drejt krijimit të një shteti diktatorial të udhëhequr nga ish qeveria e prirë nga Thaçi” - shprehet Gazmend Islami.

Ai shton tutje, se vrasja e Ismet Rracit dhe vrasjet e tjera, një ditë do të zbulohen, por, jo përderisa në qeveri do jenë ata të qeverisë së përkohshme të pasluftës të udhëhequr nga Thaçi.

“Jo vetëm vrasja e Ismet Rracit, por edhe shumë vrasje tjera, një ditë do të zbardhen, por kjo do të ketë kohë përderisa në qeveri nuk do jenë ata të cilët ishin në qeverinë e përkohshme dhe kur do të kemi një prokurori të pavarur. Shpirti i tyre do prehet në paqe vetëm atëherë kur dorasit do dalin para drejtësisë”-shton ai.

Islami e thotë me gojën plotë, se vrasjet politike të pasluftës, tregojnë fuqinë që kishin grupet kriminale të dala nga lufta, të cilat e kishin uzurpuar dhe kapur shtetin e Kosovës, ndërsa ka kritika edhe për LDK-në rreth zbardhjes së tyre.

“Unë me plotë gojën mund të them se vrasjet e orkestruara që ishin prej përfundimit të luftës e disa vite pas, tregojnë fuqinë që kishin grupet kriminale të dala nga lufta e të cilat e kishin uzurpuar dhe kapur shtetin e Kosovës. Kam kritika edhe për LDK-në, e cila ka qenë disa herë në pushtet, mirëpo ka qenë pasive në zbardhjen e këtyre vrasjeve”-përfundon Islami.

Tërnava: Të fortit e shtetit janë të implikuar në vrasje

Image
Hajrullah Tërnava

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Hajrullah Tërnava, thotë për “Bota sot” se vrasjet politike të pasluftës, u bënë nga dorasit që qëllim kishin dobësimin e Rugovës dhe ardhjen e tyre në pushtet, ndërsa mendon se mos zbardhja e asnjë vrasjeje politike, na bën të kuptojmë se këto vrasje janë te implikuar të “fortit” e të e këtij shteti.

“ Vrasjet gjatë dhe të pas luftës që u kryen me dhjetëra të tilla përqëllime politike, kryesisht anëtartëdevotshëm të LDK-së, që deri më tani nuk u zbuluan, së paku edhe as një nga ato vrasje. Me vetë këtë fakt të mos zbulimit të asnjë vrasje të atyre periudhave, na jep që ta nënkuptojmë se nëkëtovrasjejanë të implikuar te fortit e të mëdhenjtë e këtij shteti. Sikur të mos ishin të implikuar të fortit e këtij shteti, gjithsesi do të ishin zbuluar disa vrasje politike, sikur qe tani dihen botërisht se tëvrarët ishin zyrtarë dhe aktivist të LDK-së sikur qe janë Enver Maloku, Xhemaj lMustafa, Ismajl Hadaraj, Ismet Rraci e shumë tëtjerë, e qëkëto vrasje e kishin për qellim uljen e reputacionit të partisë së Rugovës që mos ti fitoj zgjedhjet e radhës sëpasluftës, e që qëllimi i këtyre që i planifikuan këto vrasje ishin që tëvijnë në krye të shtetit që vetë ta qeverisin shtetin ashtu si dinë vetë, por mbi te gjitha të pasurohen sikur që po shihet që ia kanë arriturkëtij qëllimi”-theksoi Tërnava.

Ai shton tutje se familjarë vetë Ismet Rracit dhe të gjithë familjarëve të të vrarëve të tjerë, iu shkakton dhimbje të pandërprera fakti që asnjë prej këtyre vrasjeve nuk është zbuluar.

“Tani kur është përvjetori i vrasjes se Ismet Rracit, e që familjarët çdo ditë presin lajme përsë paku zbardhjen e një rastit, kjo iu shkakton dhimbje te pandërprera duke i radhitur tani vitet të rreshtuara në dy dekada. Si mos të dyshohet për këtë vrasje që janë të implikuar të fortit e shtetit, kur dihet fillimi i marrjes dhe ndarjes së tij nga familjarët dhe vrasja e tij makabre deri në karbonizimin e trupit te tij! Pse këta udhëheqës të këtij shteti, nuk insistojnë te organet kompetente shtetërore, që të zbardhen këto vrasje dhe njëherë e përgjithmonë të largojnë dyshimin nga vetja nëse nuk janë të implikuar dhe me këto zbardhje të këtyre vrasjeve, do te diheshin vrasësit e vërtetë dhe do ta vuanin dënimin e merituar neper burgje, dhe askush më nuk do e drejtonte gishtin në drejtimin e tyre si të dyshimtë”, u shpreh ai.

Për HajrullahTërnavën, është për tu shqetësuar mos angazhimin i organeve te ndjekjes për këto vrasje, në periudha kaq të gjata.

“Nga këto sjellje indiferente të organeve ndjekëse, del konstatimi se shteti është kapur për fyti nga të fortit e këtij shteti dhe se këto organe janë nëshërbimin e te fortëve tëkëtij shteti, ku shtetin e Kosovës e kane shndërruar në pronë private të tyre, dhe organet shtetërore angazhohen aq sa i lejojnë të fortit e shtetit, deri aty ku nuk ju cenohet integriteti i tyre personal dhe profitabil”- përfundoi Tërnava për “Bota sot”.

I biri i Ismetit, Astriti Rraci  kishte thënë se në vrasjen e babait kishin dorë edhe elementë të krimit në Shërbimin Policor të Kosovës. Kishte kërkuar nga EULEX-i t’i rihapte hetimet. Veç kësaj, kishte treguar se se në një tubim zgjedhor të LDK’së në Klinë, në vitin 2000, në prani të policisë që mbante rendin, ishte hedhur një bombë, dhe për këtë nuk ishte arrestuar askush.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat