Mehmeti tregon "hilen" e Veselit me ‘Platformën konsensuale’

Politika

Mehmeti tregon "hilen" e Veselit me ‘Platformën konsensuale’

Arben Sylejmani Nga Arben Sylejmani Më 24 prill 2018 Në ora: 11:50
Kadri Veseli

Analisti politik, Faton Mehmeti në një prononcim për “Bota sot”, thotë se ‘platforma konsensuale’ e kreut të PDK-së, Kadri Veseli po bëhet për qëllime të tij personale.

“Besoj se kjo platformë është hile e Kadri Veselit, për të dalë nga hija dhe në të njëjtën kohë duke u paraqitur si lider. Këto karakteristika të munguara, Kadriu po mundohet t'i kompensojë me ide të tilla, krejt të vonuara dhe aspak të sinqerta”, thotë Mehmeti për “Bota sot”.

Sipas tij, kjo platformë do të duhej të shpalosej para bisedimeve me Serbinë.

Image
Analisti politik, Faton Mehmeti

“Do të ishte e udhës që një ide e tillë të paraqitej para fillimi të bisedimeve në Bruksel, por tani që njerëz të partisë së Kadriut, i falen Malit të Zi 8200 hektarë tokë, dhe po enklavizohet vendi, çfarë rëndësie ka që ndonjë platformë e tillë. Kjo platformë vetëm sa mundohet të paraqesë PDK-në si parti të parë, dhe lidere dhe, në të njëjtën kohë Veselin si lider shtetëror. Krejt e dimë kush është Kadriu, andaj një ide e tillë nga Kadriu nënkuptohet se bëhet me hile dhe prapavijë jo të mirë për vendin. Çdo ide që e jep PDK, është me " të ngulur" të tjerëve, historia e politikës në vend e ka dëshmuar një gjë të tille. Pra, partitë tjera nuk guxojnë me ra në kurthin e Veselit”, thotë Mehmeti për “Bota sot”.

Ndryshe, kreu i PDK-së, Kadri Veseli në emër të partive të koalicionit PANA ka shpalosur një platformë politike, ku i bëhet thirrje liderëve të partive politike që të arrihet një kompromis ndërmjet tyre për çështjet me interes shtetëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat