Të mërkurën pritet të mbahet mbledhja ne mes partive politike e inicuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Në letrën dërguar partive politike, Mustafa thotë se gjendja e krijuar politike në vend mund të zgjidhet veç me zgjedhje të parakohshme.
“Është në interesin më të mirë të qytetarëve që partitë politike të arrijnë konsensus lidhur me temat e rëndësishme nacionale, Parimet që duhet ndjekur në adresimin e këtyre temave, pavarësisht kush qeverisë si dhe përgatitjet e nevojshme për organizmin e zgjedhjeve të parakohshme të lira dhe demokratike për të nxjerrë një qeveri stabile të një shumice”, thuhet në letrën e Mustafës dërguar sot partive politike në vend.
Ish deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Blerim Grainca, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë tryeza e LDK do kontribonte në një marrëveshje për ta çuar vendin në zgjedhje të reja.
“Lidhja Demokratike e Kosovës gjithmonë ka qenë dhe mbetet e fokusuar që çështjet e karakterit nacional të kenë prioritet. Vendi ynë po ballafaqohet me problem të shumta duke përfshirë edhe keqqeverisjen e këtij koalicioni. Tryeza e ftuar nga LDK do i kontribonte adresimit të problemeve dhe arritjes se një marrëveshje mes partive për të çuar vendin në zgjedhje të reja. Mendoj që të gjitha partitë politike do të duhej të ulen e të flasin për alternativat”, ka thënë ai.
“PDK si humbësja me e madhe e zgjedhjeve të fundit nuk ka interesimi për zgjedhje të reja sepse trendi i tyre është një rënje. Prolongimi apo fitimi i kohës mendoj se janë arsyet kryesore pse PDK po del me një platformë të kopjuar”, është shprehur Blerim Grainca
Kujtojmë që shumë pak kohë pas thirrjes se LDK-së për një bisedim në mes partive politik në vend, ishte kryetari i kuvendit Kadri Veseli i cili doli me një platforme të ngjashme, ku parashihte përsëri mbledhjen e gjithë spektrit politik për një unifikim sa i përket temave te rëndësishme të vendit.